Vera e Vetmisë së Madhe, për Ramën
(Kurdo dhe kushdo kupton se majtas, nuk mund të ketë bashkëpunim!!?)
Nga Besi BEKTESHI
Tashmë është e qartë se me rezultatin e dukshëm ditët e fundit, dhe me daljen e aleancës së djathtë mbi atë të majtën, e vetmja qeveri që mund të jetojë është qeveria Berisha-Meta. U krye riti i kërkesës nga Berisha, dhe u krye edhe përgjigja pozitive e Metës, ndaj Berishës. Në fakt tashmë iu kthye restoja si Ramës dhe sidomos patriotit të PS-së Erjon Braçes, i cili në grevën e urisë së Metës, nuk kthente as kokën nga ato që grevonin, e nuk pranonte të diskutohej kodi zgjedhor. Berisha në atë kohë i la topin në fushë PS-së, e cila u tregua e pa mëshirshme me vëllezërit e saj të majtë. Nejse... Meta në fjalën e tij pranoi dhe tha se marrëveshja Berisha - Meta do të jetë transparente dhe do të shikohet më pas kjo gjë. Tani unë nga vetja them se Meta, më në fund e ka bërë Berishën të kërkojë ndihmë...!! Në se është kjo lutje e Berishës për të mbajtur pushtetin, apo për të arritur integrimin, kjo është për tu diskutuar, por ajo që dihet është se LSI-ja e Metës tashmë është qendra e gravitetit të qeverisjes, dhe në fakt shumë mirë që është kështu.
Mirëpo shumë kush thotë po tradhtohen parimet e së majtës...!!? Tani për këtë gjë mund të them me plot gojën se kurdo dhe kushdo e kupton se majtas nuk mund të ketë bashkëpunim...!
Në asnjë mënyrë, sepse Rama dhe Meta apo PS-ja dhe LSI-ja janë shumë larg njëra tjetrës për të qeverisur. Kjo vjen kryesisht jo nga kërkesat e LSI-së dhe Metës, por nga refraktarizmi dhe kapadaillëku i Ramës kryesisht, dhe pastaj mefshtësia e shumë liderëve socialistë që e njohin Metën dhe pranuan pikërisht kapadaillëkun e Ramës, pa arsyetuar dy herë apo pa qëndruar dy herë....!! Meta thotë se nuk do të qëndronte dot LSI-ja opozitë e vetme, me bashkimin Berisha - Rama. Po, në fakt ka të drejtë, se është e pamundur marrëveshja Rama - Meta, sepse është praktikisht e pa mundur e përsëris, sepse sjell krizë. Tani Rama duhet të pranojë pasojën e marrëveshjeve Berisha -Rama, sidomos me transformime të kushtetutës dhe kodit apo edhe gjyqësorit e të tjera, dhe rezultati doli si një shpikje e madhe kuq e blu. Tani është radha e marrëveshjes Meta - Berisha me që vetë Kryeministri thotë se janë me programe afër. Mungesës së dialogut dhe mungesës së dëshirës që vëllezërve të së njëjtës ngjyrë politike ti përgjigjesh, ti japësh rëndësi dhe për më tepër, ti konsiderosh, sot politika shqiptare ju dha një nga përgjigjet më të merituara të një natyre aspak të nxehtë. PS-ja me bëmat e saj dhe largimin prej kohe të një prej cilësive të saj për të qenë e mbledhur de bashkëpunuese edhe pse në divergjenca të forta, i ka dhënë grushtin e fundit dhe të madh vetes. Nuk është problemi se Meta po qeveris me Berishën..!! Ky është një oportunizëm që imponohet në rastin konkret të ndarjes së tillë me thikë e përgjysmë të politikës shqiptare. E për këtë fajin e ka pikërisht Rama dhe PS-ja. Pse..?? Sepse, janë ato që kanë nxjerrë deri në barazim Berishën dhe jo me humbje. Ndryshe Berisha do të kishte humbur dhe kjo do të shikohej qartësisht. Njerëzit nuk i dhanë më vota Berishës, që të abuzonte pastaj në mënyrë të hatashme me vendin. Por, nuk i dhanë edhe Edi Vetmitarit, mundësinë për të pasur pushtetin e tij të tretë dhe më të madhin, mbas Kreut të Bashkisë dhe atij të PS-së. Po ti shtosh kësaj edhe zemërimin e Milos, Gjinushit, apo Cekës dhe Ndokës, Shehut, Xhuvelit dhe Spahisë, apo edhe krerëve të tjerë që dolën jashtë dhe që tani kërkojnë një fajtor, po ti shtosh kësaj edhe pasthirrmat dhe lajmërimet e Ruçit për lajtmotive lufte dhe po ashtu pakënaqësisë së socialistëve në bazë, mund të them se është momenti i romanit akoma të pa përfunduar Vera e Vetmisë së Madhe për Ramën. Në fakt ato (parti kryetarësh) që nuk mundën të dalin, janë akuza më e vogël, por humbja e zgjedhjeve nga socialistët në shumicë është edhe pesha e madhe mbi shpatullat e Ramës, e cila po të realizohet qeverisja mirë dhe shpejt, do të kthehet në një imperativ të madh të kthimit të PS-së në një forcë politike që bën njëherë e mirë, por edhe saktë pastrimin e vetes, jo nga njerëzit, por nga fajet dhe gabimet në rrugën e saj drejt social demokracisë. Dhe e vetmja mënyrë për të gjetur këto gabime dhe ndrequr ato është që njerëzit aspak në linjë me social demokracinë dhe parimet e saj të bëjnë anash për të reflektuar dhe bërë bilancin e punëve të tyre, për të gjetur shkak-pasojën e të gjithë humbjes së madhe me pikë-përqindje të vogla, dhe me vota më shumë.
Po, me vota më shumë....!!
Last Updated on Sunday, 05 July 2009 19:50