E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Po, heqjes se vizave per Kosoven

Komisioni Evropian po sheh mundesine e perfshirjes se Kosoves edhe ne nje numer projektesh evropiane me fokus te punesimi, ekonomia, arsimi dhe forcimi i dialogut politik

Komisioni Evropian propozoi dje fillimin e procesit, i cili do te shpie tek udhetimi pa viza per qytetaret e Kosoves dhe fillimin e pergatitjeve per nje marreveshje gjitheperfshirese tregtare, pasi qe Kosova te kete permbushur kriteret e nevojshme. Keshtu, Komisioni Evropian ka propozuar hapjen e rruges per fillimin e procesit te liberalizimit te vizave per qytetaret e Kosoves. Eurokomisionari per zgjerim, Oli Ren, tha dje se Kosoves do t’i ofrohet dhe nje marreveshje tregtare. Propozimet “ofrojne nje faze te re te raporteve mes Bashkimit Evropian dhe Kosoves”, tha Ren. Ai shtoi se “keto masa do t’i tregojne Kosoves se afrimi me BE-ne nuk eshte dicka abstrakte, por, para se gjithash, eshte real, i prekshem e me perfitime per te gjithe”. Ren kerkoi nga qeverite e vendeve anetare te mbeshtesin propozimin. Pese vende anetare te Bashkimit Evropian ende nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves. Bashkimi Evropian ka shprehur shqetesimin qe Kosova te mos mbetet pas vendeve te tjera te rajonit ne reformat e nevojshme per t’iu bashkangjitur Unionit. Komisioni Evropian po sheh mundesine e perfshirjes se Kosoves edhe ne nje numer projektesh evropiane, me fokus te punesimi, ekonomia, arsimi dhe forcimi i dialogut politik.

“Vendimi i sotem shenon nje faze te re. Ne propozojme nje varg te masave praktike per te ndihmuar permiresimin e jetes per te gjithe qytetaret e Kosoves. Keto masa do t’i tregojne Kosoves se perafrimi me BE-ne nuk eshte dicka abstrakte, por se ka te beje me perfitime reale e te prekshme per te gjithe. Ne tash ftojme Shtetet Anetare te BE-se te pajtohen me propozimet tona dhe te sigurojne se Kosova mban hapin me zhvillimet ne pjesen tjeter te Ballkanit Perendimor”, ka thene komisioneri i BE-se per Zgjerim, Olli Rehn. Ne nje komunikate me titull “Kosova - ne permbushje te perspektives se saj evropiane”, Komisioni thekson se kjo nisme eshte pjese e Strategjise se Komisionit per Zgjerim per vitin 2009, e cila po ashtu perfshin Raportin e Progresit te Kosoves per vitin 2009. Ne nentor te vitit te kaluar, Shtetet Anetare te BE-se mirepriten propozimin e Komisionit per te shqyrtuar menyrat se si BE do te mund te ndihmonte perparimin politik dhe socio-ekonomik te Kosoves brenda kontekstit te pergjithshem te perspektives evropiane te Kosoves. “Sot, Komisioni ve ne pah fushat e politikave kyce qe Kosova duhet te adresoje gjate disa viteve te ardhshme, dhe identifikon menyrat se si BE mund te ndihmoje ne kete drejtim. Ai ka nxjerre si perfundim nje liste te rekomandimeve per politika. Komisioni propozon fillimin e punes drejt liberalizimit te vizave per qytetaret e Kosoves. Ai po ashtu propozon pergatitjen e marredhenieve tregtare me Kosoven. Komisioni deshiron te shqyrtoje menyrat per pjesemarrjen e Kosoves ne disa programe te KE dhe perfshirjen e Kosoves ne nisma te ndryshme ne fusha si punesim, ndermarresi dhe arsim. Komisioni gjithashtu propozon qe BE te shtoje dialogun politik me Kosoven dhe te zgjeroje fushen e asistences financiare te KE ne Kosove per te pershire bashkepunimin nderkufitar. Masat e BE-se do te jetesohen ne menyre progresive dhe do te varen nga perparimi i arritur ne Kosove”, thuhet ne komunikaten e komisionit te BE-se, shperndare mediave.

Propozimet e Komisionit nuk paragjykojne qendrimet e Shteteve Anetare te BE-se ndaj statusit te Kosoves, theksohet me tutje. Ne strategjine e tij vjetore mbi zgjerimin e BE-se, Komisioni thekson se ndonese eshte ruajtur stabiliteti ne Kosove, megjithate ai mbetet i brishte. Misioni i BE-se per sundimin e ligjit, EULEX, eshte shtrire ne mbare Kosoven dhe eshte plotesisht operacional. Kosova ballafaqohet me sfida te medha, perfshire edhe sigurimin e rendit e ligjit, luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, forcimin e kapaciteteve administrative dhe mbrojtjen e pakicave serbe dhe te tjera. Ne raportin e progresit, Komisioni analizon perparimin e Kosoves gjate vitit te fundit. Kosova ka shenuar ca perparim ne permbushjen e kritereve politike, ne vecanti duke forcuar kornizen ligjore. Institucionet kryesore te qeverisjes jane themeluar dhe kryejne pergjegjesite e tyre ne bashkepunim me organizatat relevante nderkombetare. Megjithate, kapacitetet e administrates publike dhe te kuvendit kane nevoje te forcohen. Kerkohen perpjekje te panderprera per reformen e gjyqesorit dhe per te forcuar luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Sigurimi i pjesemarrjes se serbeve te Kosoves ne jeten publike, perfshire edhe zgjedhjet lokale, mbetet nje sfide e madhe. Kerkohen perpjekje te metejme per te ndertuar besimin dhe per te kultivuar dialogun.

Kosova ka bere shume pak perparim drejt themelimit te nje ekonomie funksionale te tregut. Reforma rrenjesore dhe investime madhore jane te nevojshme per t’i mundesuar ekonomise afatgjate te Kosoves te perballet me presionin nga konkurrenca dhe forcat e tregut brenda BE-se. Ekonomia e Kosoves ka shenuar nje rritje prej 5.5% (nga 4.4% ne vitin 2007), kryesisht bazuar ne konsum dhe investime publike. Megjithate, deficiti tregtar, edhe ashtu shume i larte, po vazhdon te zgjerohet. Sundimi i dobet i ligjit, korrupsioni i perhapur gjithandej dhe pasiguria rreth te drejtave pronesore vazhdojne te jene pengesa madhore per zhvillim ekonomik. Papunesia mbetet shume e larte. Perparimi ne harmonizimin e legjislacionit dhe politikave te Kosoves me standarde evropiane eshte i perzier. Korniza ligjore eshte zhvilluar edhe me shume ne fushat si ato te doganes, taksave, arsimit dhe policise. Jetesimi i standardeve evropiane eshte ne nje faze shume te hershme perkitazi me mjedisin, energjine, konkurrencen, pronen intelektuale dhe levizjen e lire te mallrave, njerezve, sherbimeve dhe kapitalit. Perafrimi me BE-ne mbetet i kufizuar ne fushat e kontrollit financiar dhe statistikave, shpelarjes se parave, krimit te organizuar, terrorizmit dhe mbrojtjes se te dhenave. Komisioni Evropian pret nga autoritetet e Kosoves te shfrytezojne te gjeturat per te modeluar dhe jetesuar nje pako koherente dhe konsekuente te reformave per te avancuar perpjekjet e Kosoves ne rrugen e saj drejt Evropes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›