E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjen dimri, permbytje dhe debore

I ftohti polar sjell edhe reshjet e debores ne zonen Verilindore te vendit. Prej dy ditesh rajonet e Dibres dhe te Kukesit, jane perfshire nga temperaturat e uleta te shoqeruara me bore, kurse ultesira e Shkodres dhe Lezhes nga reshjet e dendura te shiut dhe permbytjet e fushave, pas daljes nga shtrati i lumenjve.

Te gjitha rruget ne Lezhe dhe nje pjese ne Shkoder jane bere te pakalueshme per shkak te shiut te rrembyeshem dhe mosfunksionimit te kanalizimeve. E ndersa ne rruget kryesore eshte shfaqur nje gjendje e veshtire, ne brendesi te lagjeve situata u paraqit edhe me e rende. Ne qytetin e Shkodres shirat e rrembyeshem bllokuan per rreth 1 ore rrugen kryesore te qytetit, duke krijuar probleme edhe ne qarkullimin e automjeteve dhe te kembesoreve. Kesaj situate te krijuar, i eshte shtuar edhe shperthimi i ujerave te zeza ne qender te Shkodres, si pasoje e punimeve qe po kryhen ne kolektorin kryesor. Renia e ndjeshme e temperaturave dy ditet e fundit, ka bere qe ne Diber dhe Kukes te kete reshje debore ne zonat e thella malore. Trashesia e debores arrin deri ne 10 centimetra dhe nuk ka krijuar probleme ne levizjen e mjeteve dhe njerezve. Por prefekturat kane ngritur menjehere Shtabin e Emergjencave, per t’i paraprire cdo rendimi te situates me afrimin e dimrit.

Me problematike mbetet gjendja ne Qarkun e Dibres, i cili u perfshi nga nje termet i fuqishem ne mesin e muajit shtator, duke demtuar dhjetera shtepi dhe duke lene te pastrehe qindra banore. Sipas te dhenave sinoptike, temperaturat variojne deri ne 0 grade Celsius, kurse ne disa rajone shirat sollen permbytje.

Ne Lezhe problematike ka qene gjendja ne Ishull Lezhe, ku hidrovoret nuk punonin per shkak te mungeses se energjise. Permbytje ka pasur edhe ne Lac e zonen e Mamurrasit e Milotit. Me se 100 familje kane shprehur shqetesimin nga permbytjet e lumenjve Drin, Mat dhe Gjader. Mesohet se siperfaqet e demtuara shkojne ne 200 ha toke dhe nese moti nuk permiresohet, atehere situata mund te behet edhe me kritike.

Masat, prefekturat ngrene Shtabet e Emergjencave

Ne qarqet e Lezhes, Shkodres, Dibres dhe Kukesit jane mbledhur Shtabet e Emergjencave dhe jane marre ne shqyrtim situatat e rrugeve dhe zonave qe mund te bllokohen nga dimri, ne nje kohe kur kane nisur edhe reshjet e bores ne disa zona veriore. Cdo qark pritet te marre masat me mjetet dhe njerezit e duhur, per te parandaluar bllokimet e rrugeve dhe zgjidhur emergjencat qe do te paraqiten.

Portet

Dy dite me pare shirat e rrembyeshem dhe era e forte, shkaktuan nderprerjen e punes ne portet e Vlores dhe te Durresit. Deti me dallge dhe me force deri ne 6 balle, ka penguar udhetimin e trageteve te linjave Vlore-Brindisi apo Durres-Bari, duke mos kryer asnje levizje nga porti deri ne permiresimin e kushteve atmosferike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›