Banka e Shqiperise: Te krijohet Bursa
Sistemi bankar vijon te jete i vetmi qe ploteson nevojat e biznesit dhe ekonomise ne teresi per financime, duke u perfshire keshtu edhe me shume me spektrin e rreziqeve. Banka e Shqiperise i ka kerkuar dje qeverise dhe autoriteteve te tjera publike qe te mundesojne aktivizimin e tregut te kapitalit, ne menyre qe ekonomia te kete me shume hapesira financimi. Kerkesa eshte fill pas mbledhjes se Keshillit te Mbikeqyrjes se Bankes se Shqiperise ku u shqyrtua stabiliteti financiar per 4-mujorin e pare te vitit. “Per gjetjen e ekuilibrave me te mire te zhvillimit edhe ne sistemin financiar, do te ishte e nevojshme te hartoheshin politika qe do te nxisnin zhvillimin me te shpejte te sektorit financiar jobankar, qe do te mbeshtesnin krijimin e tregjeve te kapitalit dhe te borxhit per subjektet private” thuhet ne deklaraten e Bankes Qendrore. Realizimi i ketyre objektivave do te kerkonte paraprakisht forcimin e standardeve te raportimit financiar, plotesimin, saktesimin dhe permiresimin e zbatimit te kerkesave ligjore per zhvillimin e marredhenieve te nje biznesi dhe mbrojtjen me te mire te te drejtave te kreditoreve e te konsumatoreve te institucioneve e te produkteve financiare. Ne terma me praktike, keto masa do te zgjeronin burimet e financimit per zhvillimin ekonomik, duke ulur relativisht ne kete menyre varesine e tij prej sektorit bankar, njofton Banka e Shqiperise. Gjithashtu eshte e nevojshme qe, duke perfituar prej pervojes se tyre dhe te vendeve qe u preken drejtperdrejt nga kjo krize financiare, autoritetet publike qe jane pergjegjese per rregullimin e tregut financiar ne vend, duke perfshire edhe qeverine, te rishikojne dhe te permiresojne kuadrin e masave per perballimin me eficience te situatave te ngjashme ne te ardhmen. Veprimet e autoriteteve publike ne kete kuader, duhet te perfshijne veprimet per parandalimin, per perballimin dhe per eliminimin e pasojave te krizes financiare. “Secili autoritet publik, duhet te realizoje nje vleresim ne lidhje me kapacitetet dhe aftesite e tij ligjore, financiare, njerezore dhe teknologjike, per te hartuar dhe per te zbatuar ne kohe dhe cilesisht, kuadrin e mesiperm te veprimeve” ben thirrje Autoriteti Qendror Bankar.