Fushata, partitë nënshkruajnë Kodin e Mirësjelljes
Përfaqësuesit e subjekteve politike kanë marrë mesazhin nga diplomatët perëndimorë, se procesi zgjedhor ka rëndësi kombëtare për Kosovën dhe për këtë arsye duhet të zhvillohet në frymën demokratike. Zgjedhjet e 15 nëntorit janë të parat që organizohen në Kosovën e pavarur.
Vetëm pak orë para fillimit zyrtar të fushatës, diplomatë perëndimorë, por edhe përfaqësues të institucioneve të vendit, janë bashkuar në thirrjet për fushatë të ndershme dhe në përputhje me rregullat dhe ligjet në fuqi.