Dade: Grossruck, miku i Berishes
Partia Socialiste deklaroi dje se Sali Berishes, i del ne mbrojtje per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, miku i tij Grossruck, njesoj si ne vitin 1996. Kjo deklarate vjen pas zhvillimit te punimeve te Asamblese Parlamentare te OSBE , ku mori pjese nje delegacion nga Parlamenti i Republikes se Shqiperise. Permes nje komunikimi me mediat, deputetja socialiste Arta Dade, ish-anetare e Asamblese Parlamentare te OSBE, komentoi dje zhvillimin e mbledhjes se Komitetit te Pergjithshem te kesaj Asambleje. Sigurisht, sipas saj, tema e kesaj Asambleje Parlamentare ka qene tjeter gje, atje eshte folur per energjine, madje edhe per galvanizimet. “Grossruck njihet prej vitesh, edhe kur Sali Berisha ka qene ne ditet e tij me te keqija, sic ishin zgjedhjet e vitit 1996, zoti Grossruck duke shkelur te gjitha standardet edhe te organizates qe perfaqeson, por edhe standardet per organizimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme te vendit te tij, Austrise, ka pershendetur zgjedhjet e 1996, duke i quajtur konform standardeve. Zgjedhje per te cilat Shqiperia ka hyre ne te gjitha faqet e historise evropiane, si vendi qe ka dhunuar zgjedhjet”, deklaroi Dade. Ajo theksoi se Sali Berisha beri te njejten gje edhe me zgjedhjet e fundit, ne 28 qershor dhe sigurisht solli ne skene mikun e tij te vjeter, me te cilin personalisht ka pasur debate edhe ne Asamblene Parlamentare madje, kur ai ka dale ne krah te Sali Berishes, kur vete Sali Berisha ka sulmuar institucionet ne Shqiperi. Zyrtarja socialiste shprehu keqardhjen e thelle, qe flet ne emer te Asamblese Parlamentare te OSBE, por sigurisht nuk do te deshironte te besonte se jane mjaft miq te Sali Berishes, te lidhur edhe me afera te ndryshme ekonomike ne Shqiperi. “Une shpreh bindjen se Asambleja Parlamentare do te diskutoje per zgjedhjet ne Shqiperi ne sesionin e dimrit, qe eshte sesioni qe diskutohen zgjedhjet dhe nuk besoj qe kjo seance e radhes ne Athine, ka diskutuar zgjedhjet e Shqiperise”, nenvizoi Arta Dade. Deputetja socialiste shprehu besimin se Asambleja Parlamentare do t’i permbahet standardeve dhe parimeve, mbi te cilat eshte ngritur kjo organizate euroatlantike. Sigurisht, vijoi zyrtarja e selise roze, ne kontaktet qe PS ka me Presidentin e Asamblese Parlamentare, Soares, por edhe me Brus Xhorxh, eshte konfirmuar nje gje e tille. “Reagimi per zgjedhjet do te vazhdoje gjate. Opozita eshte e angazhuar per te vazhduar bashkepunimin, jo vetem me Asamblene Parlamentare te OSBE, por edhe me te gjitha organizmat euroatlantik, qe jane te interesuar per zhvillimin e zgjedhjeve demokratike”, perfundoi fjalen e saj, ish-anetarja e Asamblese Parlamentare te OSBE, Arta Dade.
LOBIMI
“Sigurisht ne Shqiperi nuk kemi te bejme me demokraci normale dhe eshte pikerisht kjo, qe ne do te vazhdojme te bejme lobingun tone, ashtu si edhe Sali Berisha e ben kete lobing per te deformuar realitetin. Ne do te vazhdojme te lobojme me te gjithe partneret tane, per te bere prezent realitetin “lakuriq” te zgjedhjeve ne Shqiperi”, deklaroi Dade.
LOBIMI
“Sigurisht ne Shqiperi nuk kemi te bejme me demokraci normale dhe eshte pikerisht kjo, qe ne do te vazhdojme te bejme lobingun tone, ashtu si edhe Sali Berisha e ben kete lobing per te deformuar realitetin. Ne do te vazhdojme te lobojme me te gjithe partneret tane, per te bere prezent realitetin “lakuriq” te zgjedhjeve ne Shqiperi”, deklaroi Dade.