BE: Po ndjekim zhvillimet në Maqedoni
Bashkësia ndërkombëtare ka reaguar lidhur me operacionin “Monstër” që ndërmorri policia e Maqedonisë ditën e djeshme me qëllim arrestimin e personave të dyshuar për vrasjen e 5-fishtë në Liqenin e Hekuranës, në afërsi të Shkupit javë më parë.
Bashkimi Evropian ka bërë të ditur sot se po vazhdon të ndjekë nga afër arrestimet nga operacioni “Monstër” lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovç të Shkupit.
“Jemi të njohur se hetimet për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovçit më 12 prill, ka sjellë deri tek arrestime në kuadër të një operacioni policor të realizuar më 1 maj. Vazhdojmë të ndjekim nga afër aktivitetet”, thuhet në një deklaratë të Delegacionit të BE-së në Shkup.
Zyra e BE-së më tej thekson se institucionet shtetërore kanë punën e tyre për të kryer aktivitetet e duhura, pa dallim nga përkatësia etnike apo fetare e viktimave apo kryerësve. “Mbetet që në qetësi të presim organet gjyqësore të sjellin vendim të drejtë në një afatin e caktuar kohor”, thuhet në deklaratën e Delegacionit të BE-së në Shkup. /E.L/