PS-ja mbledh sot kryesinë, objekt diskutimi “presidenti”
Partia Socialiste, pritet të mbledhë sot kryesinë, ku mësohet se do të diskutohet për zgjedhjen e presidentit. Ky takim, sipas burimeve nga opozita, pritet të jetë më shumë konsultativ, ku kryetari I PS-së Edi Rama do të hedhë në tryezë e më pas do të diskutojë me anëtarët e kryesisë së tij modalitetet e zgjedhjes së presidentit si dhe hapat që do të ndiqen për këtë proces. Nga ana e saj kryesia do të diskutojë edhe për kandidaturën e Nanos dhe takimin që u bë para rreth një jave mes Ramës dhe ish-liderit historik në selinë e PS-së. Nga ana e tij vetë Nano ka nisur një tur takimesh me krerët e partive që kanë deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. I pari ishte Ilir Meta, kreu i LSI-së, më pas Rama dhe së fundi, para një takimi me Kryeministrin Sali Berisha, Fatos Nano pritet të zhvillojë një takim me kreun e PDIU-së Shpëtim Idirizi. Në mbledhjen e sotme të kryesisë është lajmëruar se do të flitet edhe për zgjedhjet në organizatat e FRESH-it
...