Alizoti: Dako kundër investimeve në Durrës
Bashkia e Durrësit, nuk paraqet projekt-buxhetin, bllokohen investimet publike Prefekti
Genci Alizoti ka reaguar ashpër ndaj bashkisë së Durrësit, e cila nuk ka paraqitur ende projekt buxhetin e vitit 2012, mungesë e cila është pasuar me bllokimin e të gjitha investimeve publike dhe të shërbimeve në bashkinë e Durrësit. Bashkia ka pretenduar se ka mungesë të vullnetit politik për këtë çështje, por Alizoti sqaron se pretendimet që lidhen me paketën fiskale por edhe me qëndrimet politike nuk janë të bazuara, pasi nga ana e bashkisë ende nuk është paraqitur asnjë buxhet. Mosparaqitja e buxhetit ka vënë në pikëpyetje investimet që do të kryheshin në qytetin bregdetar, sidomos në sektorin e turizmit, i cili duhet të ishte gati për të pritur pushuesit. Aktualisht ndërmarrja e pastrimit në Plazh, po operohet me një të dymbëdhjetën e buxhetit dhe për pasojë rrezikojnë të digjen, investimet që duhet të kryhen para sezonit veror. Janë të paktën katër projekte që duhet të miratohen në Këshillin Bashkiak, siç është ajo e vendosjes së kazanëve për plehrat, vendosja e tualeteve dhe dusheve publikë, dhe vendosja e ndriçimit në shëtitoren buzë detit, probleme për të cilat flitet prej vitesh.
...