E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia, asnje ligj te BE-se te perkthyer

Perafrimi i legjislacionit shqiptar me ate komunitar eshte nje nga kriteret kryesore te reflektuara nga Marreveshja e Stabilizim-Asocimit mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian. Por per realizimin e ketij kriteri, nje proces mjaft i domosdoshem eshte perkthimi i legjislacionit te BE-se. I ndare ne dy faza, ky proces perfshin perkthimin e legjislacionit komunitar dhe pershtatjen e tij ne shqip, dhe e kunderta, nga shqipja ne nje gjuhe te BE-se, por kryesisht ne anglisht.
Deri me tani nuk kemi pasur te bejme me perkthime zyrtare te legjislacionit evropian, por vetem perkthime ne funksion te marreveshjeve nderkombetare. Nderkohe qe kjo ka qene teresisht kompetence e Ministrise se Drejtesise, e cila e kishte te fokusuar perkthimin zyrtar vetem ne kuader te marreveshjeve nderkombetare, ne fusha te ndryshme si marreveshje per ekstradimet, ekonomike, sociale, policore etj., por asnje pjese te perkthyer nga legjislacioni komunitar. Ne vitin 2004, u pa nje tentative e Ministrise se Integrimit per te ngritur nje strukture ne Drejtorine e Mbeshtetjes Institucionale dhe Procesit te Integrimit, e quajtur Sektori i Metodologjise se Raportimit dhe Perkthimit. Sektore ky i perbere nga 5 eksperte, por qe nuk kreu ate funksion per te cilin u ngrit, dhe u fokusua ne perkthime raportesh dhe traktatesh, e kjo deri ne vitin 2006. Ne mosrealizimin e ketij synimi, ndikuan disa faktore, nder me kryesoret ishte paga e ulet per ekspertet e perkthimit, por dhe largimi i tyre drejt ofertave me te mira.
Me intensifikimin e procesit te integrimit, detyrimet qe lindin prej tij sollen dhe domosdoshmerine e perkthimit zyrtar te legjislacionit evropian. Per kete arsye, me vendim te Keshillit te Ministrave, ne mars te vitit 2007, u vendos per ngritjen e nje drejtorie te posacme per procesin e perkthimit te legjislacionit komunitar, vendim i cili duhet te hynte ne fuqi ne janar te 2008. Kjo drejtori do te jete nen varesine e Ministrise se Integrimit Evropian. Edhe pse ende nuk eshte ngritur dhe plotesuar nje drejtori e tille, mund te thuhet se detyra e saj eshte pikerisht perkthimi i 80-100 mije faqe te legjislacionit evropian. Kostoja e ketij perkthimi mund te shkoje rreth 3-4 milione euro, nisur nga eksperiencat e vendeve te cilat kane kryer nje proces te tille. Gjithashtu, nisur nga rendesia qe permban ne vetvete ky proces, per vitin 2008 eshte akorduar nje fond prej rreth 100 mije euro. Por kjo drejtori do te prokuroje per perkthimin eksperte sipas fushave perkatese dhe ne fund ekspertet e kesaj drejtorie do te bejne dhe certifikimin e tyre per te arritur ne variantin zyrtar. Baze per perkthimin zyrtar te legjislacionit evropian do te jete pikerisht dokumenti i Planit Kombetar per zbatimin e MSA-se.
Tabela
Prioritetet e CARDS
- Drejtesia dhe Punet e Brendshme
- Ndertimi i kapaciteteve administrative
- Zhvillimi Ekonomik dhe Social
- Stabiliteti demokratik
Prioritetet e SKZHE/MTBP
- Shendetesia
- Arsimi
- Infrastruktura dhe sherbimet jetike per popullsine
- Shendeti social

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›