E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Reforme e plote zgjedhore

Grupit Konsultativ BE-Shqiperi zhvilloi diten e djeshme mbledhjen e 17-te te tij, gjate te ciles u vu theksi te reformat qe vendi yne duhet te kryej per t’ju afruar Bashkimit Europian. Ambasadori i Italise Saba d’Elia, i pranishem ne mbledhje theksoi se Shqiperia duhet te kryeje nje reforme te plote zgjedhore ne menyre qe zgjedhjet ne vend te jene brenda standardeve evropiane. Nga ana tjeter, Dirk Lange, shef i Sektorit te Drejtorise se Pergjithshme te Zgjerimit te KE-se, theksoi se Shqiperia duhet et kryej pike se pari reformen ne drejtesi, per ti dhene sa me shume hov luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit.

Artan Shkembi-Pogradec
Pogradeci s’ka perfituar asgje nga grandet e qeverise, pervec atij konkurrues ne arsim
Funksionimi i ujesjellesit s’do te jete ne keto nivele qe eshte sot, ne rast se do te kalohet ne administrimin e pushtetit vendor. Ligji per prefektet nuk zbatohet ne menyre te drejte ne marredheniet me kryetaret e bashkive. Ne shumicen e rasteve, ata pengojne vendimet.

Edmond Gjoka-Sarande
Bashkite duhet te kene kompetenca edhe ne fushen sociale, sic jane Shtepite e Femijeve, te te cilat ato duhet te investojne. Procedura per shpronesimet duhet te shkurtohet, sepse zgjat 6 deri ne 8 muaj, procedure e cila djeg edhe fondet e bashkise per investim. Kjo krijon dhe pamundesine per te kryer te gjitha investimet e parashikuara.

Refik Rugija-Kavaje
Duhet te behet ne menyre te sakte ndarja territoriale-administrative, sepse shpeshhere ka perplasje ne vjeljen e takses se biznesit. Qarqet ne bashkepunim me qeverine duhet vendosin edhe per pikat ku do te depozitohen plehrat. Eshte e veshtire qe pushtetet lokale te merren vesh me njeri-tjetrin pa pasur edhe ndihmen e qarqeve.

Viktor Tusha -Lezhe
Duhet bere nderhyrje te ligji per skemen ekonomike, sepse te varfrit kerkojne punesim jo nje ndihme prej 2-3 mije lekesh ne muaj. Administrimi i trafikut te varej nga bashkite e qyteteve, pasi ne kete rast do te behej i mundur disiplinimi i ketij trafiku dhe ne te njejten kohe do te krijoheshin mundesi per te sistemuar dhe parkimin neper qytete.

Vangjush Dako-Durres
Te percaktohet ne menyre te qarte vija e verdhe e komunave qe rrethojne qytetin e Durresit. Kerkohet administrimi nga ana e bashkise i te ardhurave qe fitohen nga taksa e portit, keto do t’i sherbenin Bashkise se Durresit per investime. Rritje e numrit te policeve bashkiake, Durresi ka vetem 20 police bashkiake, te cilet nuk mjaftojne.

Niko Peleshi-Korce
Te rishikohet zbatimi i ligjit te prones ne rastin e lulishteve dhe parqeve. Pronaret, nepermjet vendimeve te gjykatave, kane marre pronesine mbi lulishtet dhe parqet dhe bashkia nuk ka asnje kompetence. Duhet rishikuar ligji per legalizimet, pasi shume garazhe apo ndertesa, qe ndodhen ne mes te parqeve apo lulishteve, nuk mund te prishen.

Qazim Sejdini-Elbasan
Kerkohet nje studim shkencor per mjedisin ne Elbasan per cilesine e ajrit dhe ujit ne kete qytet, per shkak te vdekjeve te larta nga semundja e kancerit. Kerkohet dhe ndertimi i nje spitali rajonal kirurgjikal, spital i cili, sipas tij, eshte premtuar prej gati 15 vitesh dhe nuk eshte realizuar. Kjo do te krijonte mundesi kurimi per qytetaret e prekur nga semundja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›