E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Romët e egjiptianët të regjistrohen në gjendjen civile

TIRANE - Regjistrimi i romëve dhe egjiptianëve në gjendjen civile. Ky është projekti më i fundit i Bashkimit Evropian në vendin tonë, i cili ka për qëllim të kontribuojë në përmirësimin e aksesit të të drejtave të këtyre komuniteteve.

Projekti, i cili u prezantua ditën e djeshme, do të zbatohet në qarkun e Tiranës dhe ka në fokus regjistrimin në gjendjen civile, të fëmijëve nga këto komunitete. Ndërkohë që, ky regjistrim do të sigurojë akses të fëmijëve në shërbime sociale, të cilat çojnë në fuqizimin e statusit të tyre social-ekonomik.

Gjatë aktivitetit, ku u prezantua edhe projekti, përfaqësuesja e Bashkisë së Tiranës, Afërdita Zëri tha se së shpejti çdo ankesë e personave të këtij komuniteti drejt Avokatit të Popullit do të zgjidhet nga kjo Bashki.

Këto ditë, për këtë qëllim, pritet të firmoset dhe një memorandum mes Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Bashkisë të Tiranës.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›