BE: Ruani standardet gjatë numërimit, integrimi mund të fitojë një vrull të ri
Bruksel- Zgjedhjet e ditës së dielë janë përshëndetur edhe nga Bashkimi Evropian, i cili bën thirrje që edhe në këto pak orë që kanë mbetur nga mbyllja e numërimit të ruhen standardet.
Nëpërmjet një deklarate për mediat, përfaqësuesja e BE-së, Catherine Ashton dhe komisioneri për zgjerimin, tefan Füle, bëjnë thirrje për një proces të qetë numërimi ndërsa kërkojnë hetimin e të gjitha rasteve të dhunës.
Dëshirojmë të përgëzojmë qytetarët shqiptarë për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit që u zhvilluan në mënyrë të rregullt. Tani duhet garantuar ndjekja e duhur e gjetjeve paraprake dhe konkluzioneve të Misionit Ndërkombëtar për Vëzhgimin e Zgjedhjeve. Ne dënojmë rastet e raportuara të dhunës dhe presim që këto incidente të hetohen plotësisht dhe autorët të dalin para drejtësisë.Tani është e rëndësishme që stadet e mbetura të procesit zgjedhor të kryhen në përputhje me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare. Ne u bëjmë thirrje të gjitha partive politike të veprojnë me frymë konstruktive për të mirën e popullit shqiptar- thuhet në deklaratë.
Më tej ata shprehen se sapo të çertifikohen zgjedhjet të krijohet qeveria në mënyrë që të ecet përpara me reformat për integrimin evropian të vendit, i cili sipas tyre mund të marrë një vrull të ri.