E Diel, 1 Nëntor 2026

Pak orë para zyrtarizimit të triumfit, populli i majtë nis festimet (FOTO)

zgjedhjet-festa3Tiranë- Kanë mbetur edhe pak orë nga përfundimi i numërimit të votave, ku pritet që koalicioni i majtë të shpallet fitues i këtyre zgjedhjeve, ndërkohë ka nisur festa në rrugët e Tiranës.

Të rinj të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, me makina të mbuluar me flamuj shëtisin nëpër kryeqytet duke gëzuar për fitoren e thellë të së majtës në rang vendi. Atmosferë është më e ndezur në sheshin Skënderbej, por edhe në vende të tjera.

Ndërkohë festa ka filluar edhe në zona të tjera të vendit, si në Fier, Korçë apo dhe në Peqin ku ka pasur një fitore të thellë të koalicionit të majtë. Po ashtu festa ka nisur edhe në Durrës.

Aktualisht kanë mbetur edhe rreth 600 kuti votimi për tu numëruar ku dhe më pas do të bëhet zyrtarizimi i rezultatit dhe sipas të gjithë gjasave koalicioni i majtë mund të marrë 83-84 deputetë, ku gara më e ashpër është në Tiarën, pasi synohet mandati i 19.

◄ Back Next ► Picture 1 of 3

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›