E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE-Rusi, nje fillim i ri

Nga Mikhail Gorbacov*

Si dikush qe ka qene ne politike per 55 vjet, prej shume kohesh kam qene i etur per te ndjere pulsin politik te Brukseli. Si nje prej kryeqyteteve te Evropes, ai tashme eshte mikprites i debateve qe shpesh here jane shtrire pertej Evropes. Une shfrytezova shansin tim per ta bere kete gjate nje vizite te koheve te fundit ne Bruksel, ku mora cmimin "Energy Globe". Ky cmim per arritjet e gjithe jetes sime, citonte kontributin tim per ceshtjet mjedisore, u prezantua ne sallen e plenare te Parlamentit Evropian nga presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso.

Cmimet e tjera vleresonin projektet mbreselenese nga njerez ne te gjithe kontinentet veprimet praktike te te cileve - qofte edhe ne nje shkalle shume me modeste - jane duke ndihmuar per te shpetuar planetin tone nga katastrofa mjedisore. Brukseli ishte nje vend mjaft i pershtatshem per nje jehone globale te ketyre cmimeve. Dhe vizita erdhi ne nje moment shume interesant per mua, vetem nje jave pasi Rusia dhe BE-ja me se fundi arriten ne nje marreveshje per te filluar negociatat mbi nje marreveshje te re partneriteti.

Sigurisht, qendrimi global i BE-se varet shume nga forca e saj e brendshme, e cila tani eshte vene ne prove nga zgjerimi i saj i shpejte. Bashkimi Evropian eshte duke zgjidhur ceshtjet e komplikuara te brendshme, ndersa eshte duke pozicionuar vetveten ne arenen boterore. Fjalet per nje Evrope "te vjeter" dhe nje Evrope "te re", te cilat, aksidentalisht, nuk moren nje kundershtim te pershtatshem nga evropianet, tani duket se jane zhdukur; perpjekja nga jashte per te percare Evropen ka deshtuar. Por kjo sjell ne vemendje ceshtjen reale: Nevojitet akoma nje pune shume e madhe per te siguruar qe anetaret me te rinj te BE-se ti pershtaten standardeve te larta te organizates per ekonomine, mbrojtjen sociale dhe luften kunder korrupsionit.

Por per sa i perket standardeve per demokracine? Edhe ketu ka gjithashtu probleme. Vetem nje shembull i koheve te fundit: Pothuajse 2/3 e qytetareve te Republikes Ceke kundershtojne vendosjen e sistemit amerikan kunderraketor ne territorin e tyre, ndersa parlamenti i vendit e ka mbeshtetur kete projekt. Ky eshte nje truk qe ka pak te ngjare te funksionoje ne nje demokraci te pjekur. Shume ne Bruksel frikesohen se BE-ja duhet te perkushtohet vete per te integruar anetaret e rinj dhe te pershtate funksionimin e saj te brendshem per te perballuar nevojat e zgjerimi. Shume vete frikesohen se kjo do te minoje aftesine e Evropes per tu bere nje udheheqes real global. Me duket se shqetesimet e tilla nuk jane pa baze. Le te marrim mjedisin - nje fushe ne te cilen BE-ja ka te gjitha arsyet per te reklamuar nje pozicion drejtues.

Komisioni Evropian ka vendosur objektiva ambicioze per te luftuar ndryshimet klimaterike. Objektivi, nga 2020, eshte si me poshte: nje shkurtim prej 20% i emetimeve te gazrave sere, nje rritje 20% ne efikasitetin energjetik dhe sigurimi i 20% te te gjithe energjise permes burimeve te rinovueshme. Akoma te dhenat e Evropes ne reduktimin e emetimeve i mungon deri tani shkelqimi. Implementimi ndodhet shume mbrapa ambicies. Nje arsye per kete mund te jene mekanizmat e vjeteruara te vendim-marrjes. Midis gjerave te tjera, ato shpesh pengojne perpjekjet per te ngritur nje marredhenie te re bashkepunimi midis BE dhe Rusise. Une jam, per arsye te kuptueshme, vecanerisht i preokupuar mbi kete ceshtje, e cila ishte ne qender te diskutimit tim ne Bruksel. Marreveshja per te filluar negociatat mbi nje marreveshje te re BE-Rusi kane qene shtyre per te pakten 18 muaj. Askush nuk fiton nga kjo situate, kur dy shtete antare, fillimisht Polonia dhe me pas Lituania, bllokuan njera pas tjetres fillimin e negociatave midis dy partnereve reciprocikisht te domosdoshem.

Cilado qofshin motivet e Polonise dhe Lituanise ne pengimin e bashkepunimit me Rusine - si ato qe lidhen me historine e dhimbshme ose nxitja prej pertej oqeanit - veprimet e tyre ishin ne thelb anti-evropiane. Askush nuk mund te ece perpara duke shikuar mbrapa, ose duke pare anash. Kjo vetem se u sherben te tjereve, perfshire edhe ata ne Rusi, te cilet nuk kane harruar asgje dhe nuk kane mesuar asgje. Eshte e cuditshme sesi politikane me mendesi konfliktuale dhe perkrahes te forces ne vende te ndryshme ndihmojne njeri-tjetrin. Sigurisht nje "ndihme" e tille eshte gjeja e fundit per te cilen ka nevoje Rusia.

Ne fjalim tim dhe ne intervistat qe dhashe ne Bruksel riperserita vazhdimisht ate qe thashe me rastin e perurimit te presidentit te ri te Rusise: Nje prej sfidave te vendit tone sot eshte qe te modernizoje te gjithe ekonomine, politiken dhe shoqerine e tij. Kjo detyre ka shume aspekte. Presidenti Dimitri Medvdev ka nenvizuar nje vecori te rendesishme - luften kunder "nihilizmit ligjor", qe do te thote forcimi i shtetit ligjor. Une e mbeshtes kete nenvizim te tij, qe sigurisht eshte plotesisht ne perputhje me vlerat evropiane. Ky eshte nje moment i mire per miqte tane evropiane qe te mendojne mbi ate sesi mund te mbeshtesin Rusine ne kete pune vitale dhe shume te rendesishme. Sigurisht jo duke vendosur gjithe ato lloj kushtesh ose duke qortuar Rusine. Kjo eshte provuar dhe ka deshtuar.

Ajo qe duhet eshte nje dialog i gjithanshem qe synon krijimin e nje partneriteti te avancuar midis Bashkimit Evropian dhe Rusise. Une besoj se nje partneritet tille duhet te jete institucionalizuar, me organizma te perbashket per vendimmarrjen dhe implementimin. Disave, nje projekt i tille mund tu duket teper ambicioz dhe jorealist, por une nuk mendoj se kjo eshte nje enderr boshe. Ne boten e sotme gjithnje e me shume komplekse madje edhe te rrezikshme, kjo eshte dicka per te cilen sigurisht qe te dyja palet kane nevoje.

(*) Marre nga: "The International Herald Tribune"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›