Ne rrezik nga Kanuni, Italia nuk e deporton
VAREZE- Rregullat e Kanunit kane bere qe kryebashkiaku i Varezes te firmose qe nje shqiptar te mos deportohet ne vendin tone, pasi ishte pa dokumente. Media e vendit fqinj ka bere te ditur se nje shqiptar rezident ne qytetin italian, i eshte prezantuar autoriteteve me nje dokument certifikate te leshuar nga kryebashkiaku i Krujes. Ne kete leter thuhet se ai nuk mund te kthehet me ne fshatin e tij te lindjes, pasi eshte viktime e gjakmarrjes. Tani ai kerkon azil politik. "Bashkeqytetari yne nuk mund te kthehet ne shtepi pasi e pret vdekja", thuhet ne dokument. Nuk eshte nje certifikate mjekesore, por nje karte zyrtare e Bashkise se Krujes e leshuar per Luan K., i cili eshte emigrant ne Itali.
Me kete dokument eshte paraqitur shqiptari 24-vjecari, pasi ishte arrestuar pese dite me pare nga karabinieret e Vareses, por kjo situate po debatohet ende ne kete qytet. Certifikata qe ka prezantuar para gjykateses, Angela Minerva, eshte me te vertete e rralle dhe i referohet fshatit te tij te lindjes. Ne fakt media nuk jep te dhena te tjera pervec se deklaron se, 24-vjecari eshte nga qyteti i Krujes dhe ka paraqitur nje leter te kryetarit te bashkise.
Praktikisht i riu thuhet se eshte viktime e gjakmarrjes, pra "Kanunit". Ai zyrtarisht eshte i ngujuar, sic tha dhe vete ne salle, pasi nje familje tjeter e akuzon se ai ka vrare me pushke nje te afermin e tyre ne 1997, ne fshatin e lindjes. Prova kunder tij nuk ka pasur asnjehere por ai ia kishte mbathur se bashku me te vellane ne Greqi, ku ka ndenjur per disa kohe dhe me pas ka mberritur ne Itali. Tani ne Vareze ndodhet se bashku me te vellane. Djaloshi ka kerkuar te legalizohej nga dekreti i fluksit dhe kishte marre nje here karten e perjashtimit. Heren e dyte kur ai u ndalua, (pak dite me pare), eshte arrestuar dhe derguar ne qeli. Avokatet e shqiparit thone se 24-vjecari Luan K., nuk mund te kthehet ne Shqiperi, pasi ai eshte i denuar me vdekje. Per kete i kane kerkuar gjykateses te bllokojne procedurat per riatdhesim. Per momentin depertimi i te riut eshte pezulluar deri ne nje vendim te dyte qe do te verifikoje nese ekziston me te vertete motivi i gjakmarrjes per fshehjen ne Itali.
A.Cena
Precedenti
Sipas policise se Varezes, nje rast i tille i ngjashem me kete ka ndodhur dhe ne Bari, ne vitin 2005, kur nje tjeter shqiptar kishte paraqitur dokumente ne lidhje me rrezikun qe i kanosej ne vendin e tij si pasoje e gjakmarrjes qe eshte e shkruar ne Kanun.
Vendimi i gjykates pas kanunit
Kanuni ligji i vjeter shqiptar eshte komentuar dhe nga gjykatesja e ketij procesi. "Eshte nje kod i antik per rregullimin e marredhenieve mes njerezve", lexohet ne vendimin e dhene nga gjykatesja Angela Minerva. "Ne kete kod aspekti me i rende eshte ai i se drejtes se familjes se viktimes qe te hakmerret me vetegjyqesi ndaj familjes se autorit te vrasjes. Kjo arrihet duke vrare nje mashkull ne moshe madhore te familjes qe eshte ne gjak", thote gjykatesja. Ka qene pikerisht ky argumentim i bere nga gjykata qe i ka dhene Luan K., azilin ne Itali dhe ka detyruar dhe bashkine e Varezes, qe te mos nise ne drejtim te Shqiperise, ankimuesin, qe pretendonte se eshte ne gjak ne Kruje.