Iken nga shtepia, "loja" e 14-vjecarit me policine
Gjirokaster - Nje 14 vjecar eshte gjetur nga policia ne qytetin e Gjirokastres, ndersa shpjegimet e tij nuk kane bindur uniformat blu. Kjo pasi, sipas policise, ose femija eshte me te meta mendore, ose ai po "luan" me policine, duke fshehur identitetin e tij te vertete. Burime nga uniformat blu te qytetit te Gjirokastres pohuan dje se jane perballur me nje situate te cuditshme. I mituri ka mberritur i pashoqeruar deri ne Gjirokaster, ndersa te dhenat e ofruara prej tij ishin shume kontradiktore. Policia dyshon se djali ose tallet me uniformat blu, ose vuan nga ndonje semundje mendore.
Femija i ka pohuar policise se quhet Ardit Isufaj por shoket i therrasin edhe Ardit Avdyli. Nderkohe qe sipas vogelushit emri i babait te tij eshte Luiz ndersa nena quhet Ngjelina. Femija ka saktesuar per policine se njeri prej prinderve te tij, i ati, eshte i paralizuar. Ai gjithashtu tha se ka mbaruar klasen e 6-te ne shkollen "Avdyl Bajraktari". Nga te dhenat e ofruara nga femija, policia nuk arriti te gjeje familjen e tij dhe kerkoi ndihmen e medieve per te publikuar te dhenat fizike dhe foton e te miturit. Rreth mesdites se djeshme policia ka arritur te identifikoje femijen e gjetur ne qytetin e Gjirokastres dhe te kontaktoje me familjaret e tij ne Kamez te Tiranes. Sipas policise femija i cili u gjet i pashoqeruar nga prinderit, quhet Albert I., 14 vjec, lindur ne fshatin Pac te Komunes Bytyc, te rrethit Tropoje dhe banues ne Kamez, Tirane. Djali aktualisht jeton me nenen e tij e cila quhet Zoi dhe vellane e madh 17 vjec qe quhet Sabastian nderkohe qe i ati i ka vdekur perpara disa vitesh. Sipas policise femija ka ardhur me autobus ne Gjirokaster mengjesin e djeshem, i pashoqeruar nga askush.
B.K