E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabisnin vilat e te pasurve, kapen 2 shqiptare

Spanje- Policia spanjolle arreston dy shqiptare te akuzuar per grabitje te vilave luksoze dhe plagosje te pronareve te tyre. Skuadra e hetimeve speciale ne Lleida ndaloi dy dite me pare Agron D., 39 vjec dhe Erion T., 27 vjec, si te dyshuar per akte te ndryshme dhune dhe grabitje me dhune me metoda te shkalles se larte dhe te rrezikshme sipas hetuesve. Investigimi kishte nisur qe prej muajit shkurt te ketij viti, kur policia mori disa denoncime per grabitje dhe keqtrajtime te pronareve te objekteve, nje pjese e te cilave dyqane. Te dyshuarit ruanin te zotet e shtepise derisa fiknin dritat dhe me pas ngjiteshin nepermjet ballkoneve te tyre. Rasti me i rende ka qene ai i keqtrajtimit te grabitjes se nje numri te madh argjendarish ne banesen e José G. V., 42-vjec, ne zonen e Lleida.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›