E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetehelmohet pas grindjes me djalin

FIER-Nje 56 vjecar, banor i fshatit Petove te komunes Libofshe ne rrethin e Fierit i ka dhene fund jetes duke pire 250 gram helm rrugor qe perdoret per sperkatjen e drureve frutore e hardhive. Shkaku ka qene nje zenke familjare qe babai ka bere me djalin e tij 30-vjecar per motive ekonomike. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 16.00 ne familjen e Xhemil Gjoedeshit. Sipas burimeve policore, vete viktima dhe familjaret e tij kane pohuar se shkaku qe 56-vjecari piu 250 grame rrugor ka qene zenka qe ai ka pasur me djalin e tij. Xhemil Gjoedeshi ka nisur te kritikoje te birin, pasi po shperdoronte ekonomine e shtepise duke shpenzuar vend e pa vend. "Debati eshte ndezur edhe me shume ku ka kaluar edhe ne fjale fyese nga djali karshi babait"-tha policia e Fierit. Mjeket pohuan se Xhemil Gjoedeshi ka pak shanse per te mbijetuar, me gjithe kurat mjekesore, pasi ka konsumuar nje sasi te madhe helmi.

Xh. Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›