BE, Sanino: Zgjedhjet të rëndësishme për integrimin e vendit
TIRANE- Zv drejtori i përgjithshëm i zgjerimit të BE-së Stefano Sanino vlereson se "zgjedhjet e 8 majit si shumë të rëndësishme për të ardhmen integruese të vendit".
Deklaratat zoti Sanino i bëri gjatë nje takimi të zhvilluar sot me kryeministrin Berisha. Zoiti Sanino tha se zgjedhjet vendore kanë rëndësi për Shqipërinë, jo vetëm në planin e brendshëm, por dhe në atë të integrimit.
Ai theksoi rëndësinë që kanë konluzionet e raportit të ODIHR-it që do të bëhen në fund të vitit dhe se do të vlerësohet kontributi i secilit aktor në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Zoti Sannino, pasi mbështeti miratimin sa më të shpejtë të Planit të Veprimit, theksoi nevojën për arritjen e një metodologjie për trajtimin e përbashkët të problematikave që shtrojnë 12 prioritetet dhe rëndësinë për të ruajtur vëmendjen dhe ritmin e punës në procesin e integrimit europian edhe pas zgjedhjeve. Nga ana e tij
Kryeministri Berisha garantoi se qeveria do të bëjë çdo gjë që është në dorën e saj për të garantuar suksesin e procesit të integrimit. Kryeministri tha gjithashtu se qeveria ka marrë një seri masash në kuadër të përmirësimit cilësor të procesit zgjedhor si; miratimi i listave të zgjedhësve të pastruara nga duplikatat, personat më shumë se 100 vjeç dhe ata që kanë lënë shtetësinë, miratimin e ligjit për financimin e partive politike, urdhërin e fundit të kryeministrit për ndalimin e përdorimit të automjeteve shtetërore dhe aseteve publike në funksion të fushatës zgjedhore, etj..
Kryeministri Berisha dënoi incidentet e ndodhura gjatë fushatës, duke theksuar se nuk ekzistojnë shkaqe për tensionimin e fushatës. Ai theksoi se do të vazhdojë t'i kërkojë të gjithë aktorëve të përfshirë në procesin zgjedhor që të shmangin dhe distancohen nga çdo akt dhune dhe tensionim i fushatës zgjedhore.
Kryeministri riafirmoi qëndrimin se Partia Demokratike dhe kandidatët e saj do të bejnë një fushatë pozitive, të bazuar në vlera dhe të fokusuar tek qytetari dhe komunitetet vendore, „pavarësisht se zoti Rama dhe Partia Socialiste- tha Berisha- e bazojnë fushatën e tyre në sulme ndaj mazhorancës dhe kandidatëve të saj dhe përpiqen t'i paraqesin zgjedhjet jo si zgjedhje administrative, por me karakter politik.“