E Diel, 1 Nëntor 2026

BE, Sequi: Palët politike të dialogojnë në emër të reformave

TIRANE-Ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi i ndodhur sot në Shkodër u ka drejtuar apel partive politike që të nisin dialogun politik.

“Ju ripërsëris të njëjtin refren partive politike, për të nisur dialogun në mënyrë që të vijojnë reformat. Për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian duhet të kryhen të gjitha reformat e kërkuara” ka theksuar Sequi nga Shkodra gjatë vizitës në ekspozitën me temë “Europa në zemrën time”.

Duke iu referuar raportit të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 8 Majit, ambasadori Sequi u ka kërkuar partive politike të respektojnë rekomandimet e kërkuara për reformën zgjedhore.
Sipas Sequi raporti e ka një mesdazh, vetëm duhet që partitë ta pranojnë atë.
Ndërkohë një ditë më parë OSBE-ODIHR publikoi raportin e tij për zgjedhjet lokale në Shqipëri, ku apelon në mënyrë të veçantë forcat politike për bashkëpunim për reformën zgjedhore.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›