E Diel, 1 Nëntor 2026

"Perëndimi i hënës" në Lazarat, asgjësohen 3 parcela me kanabis

VLORE- Shkatërrohen 3 parcela të mbjella me kanabis sativa të kultivuara nga tre banorë të fshatit Lazarat. Operaioni i koduar “Perëndimi i Hënes” u zhvillua nga Forcat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Sektorin Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër , gjatë orëve të para të mëngjesit.

Në operacionin që u shtri në kohë nga ora 01.00 deri në 04:00 të mëngjesit të sotëm morën pjesë rreth 30 forca policie.

Në të tria parcelat u konstatuan 1685 rrënjë kanabis sativa , me një gjatësi nga 120 deri 140 centimetra të larta. Ne perfundim te operacionit një sasi e bimëve narkotike u mor në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjesua me djegie.Ndërkohë janë shpallur në kërkim 3 persona nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›