E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: Serbia të dorëzojë kërkesën për anëtarësim

Presidenca suedeze e radhës e BE-së ka ftuar Presidentin serb Boris Tadiç që në javën e ardhshme të paraqesë zyrtarisht kandidaturën e vendit të tij për një anëtarësim në Bashkimin Europian. Kjo u bë e ditur nga ministri i Jashtëm suedez Karl Bildt. Tadiç do të pritet nga presidenca e radhës e BE-së dhe kryeministri suedez Fredrik Reinfeld. Edhe Komisioneri për zgjerim i BE-së Olli Rehn do të jetë i pranishëm. Ministrat e Jashtëm të BE-së kishin dhënë më parë dritën e gjelbër për afrimin e Serbisë në BE. Vendimtar ishte qëndrimi i Gjykatës së Kombeve të Bashkuara për krime lufte në Hagë. Gjykatësit pohuan se qeveria serbe po bashkëpunon me Gjykatën e Hagës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›