E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtetet e Gjirit Persik, projekt për një monedhë të përbashkët

Vendet e Gjirit Persik kanë nisur fazën e parë të Bashkimit Monetar të Gjirit, që ka si objektiv nxjerrjen në qarkullim brenda dhjetë viteve të ardhshme të një monedhë të përbashkët për shtetet e naftës.
Valuta e re, e konceptuar mbi modelin e euros, do të përdoret për të sfiduar dollarin, si mjet shkëmbimi ndërkombëtar për arin e zi.
"Pakti i bashkimit monetar të Gjirit më në fund u bë realitet,"- tha ministri i Financave të Kuvajtit, Mustafa al-Shamali, me rastin e samitit për "Gulf Cooperation Council" (Gç).Faza e parë e monedhës së re, në të vërtetë do të nisë vitin e ardhshëm, me krijimin e Këshillit Monetar të Gjirit Persik, embrioni i asaj që do të bëhet një bankë e vërtetë qendrore e Gjirit Persik.Vendet e para që aderuan në këtë projekt ishin Arabia Saudite, Kuvajti, Bahrejni dhe Katari, por "klubi" duket se do të zgjerohet me shpejtësi marramendëse. Krijimi i kësaj monedhe është parë si një projek kërcënues për ekonominë e perëndimit. Në rast se do të aplikohet shpejt kjo monedhë në tregun aziatik, atëhere shumë banka të Gjirit Persik që përdorin dollarin do të hasnin në shumë vështirësi financiare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›