SHBA-të përfshihen nga stuhitë e fuqishme të dëborës
Rreshje të fuqishme dëbore kanë goditur mbarë SHBA-të, sidomos në lindje, duke përfshirë këtu Virxhinian, Merilendin dhe Karolinën e Veriut. Emergjencat civile kanë pasur jashtëzakonisht shumë punë në shtetin federal të Uashington DC. Shërbimi kombëtar i motit ka parashikuar stuhi më të forta dëbore në rajonet mes Virxhinias dhe Nju Inglënd. Mbi 50 milionë amerikanë pritet që t’i vuajnë pasojat e këtij moti të keq që ka përfshirë mbarë vendin. Mot i keq ka ndikuar edhe në linjat ajrore, të cilat janë detyruar që të anullojnë me dhjetëra fluturima ose të shtyjnë me dhjetëra të tjerë, si brenda, edhe jashtë vendit. Gjithashtu, probleme të mëdha janë hasur edhe në autostrada. Me qindra makiana janë bllokuar nga masat e mëdha të dëborës që kanë zënë rrugët. Mot i keq pritet që të prishë planet e dhjetëra mijëra amerikanëve, të cilët kishin planifikuar të kalonin pushimet jashtë vendit ose qytetit të tyre.