Makau shënoi 10 vjetorin nën pushtetin e Kinës
Makau shënoi sot dhjetëvjetorin e vendosjes nën pushtetin e Kinës, një dekadë që u shënua nga transformimi i jashtëzakonshëm i kësaj ish-kolonie të Polonisë në një kryeqytet botëror të bixhozit.
Por udhëheqësit lokal kanë nënvizuar që të zbutet varësia e ekonomisë lokale nga kazinotë, edhe përkundër faktit se nënvizuan suksesin, i cili i ndihmoi kësaj enklave në jug të Kinës që të tejkalojë Las Vegasin si tregu më lukrativ i bixhozit në botë.
“Gjatë pesë viteve të ardhshme, ne do të promovojmë laryshinë e zhvillimit ekonomik të Makaut”, deklaroi udhëheqësi i ri i këtij territori, Fernando Chui, pasi që u inaugurua në funksion nga presidenti i Kinës, Hu Jintao.
Ky territor i vogël, i cili për 400 vjet me radhë ka qenë koloni e Portugalisë, u rikthye nën pushtetin e Kinës më 20 dhjetor të vitit 1999, në kohën kur ekonomia ishte në gjendje të mjerë dhe kur bandat kineze po frikësonin turistët.
Që nga ajo kohë, dhuna ka shënuar rënie dhe ekonomia ka shpërthyer. Si vendi i vetëm në Kinë, ku bixhozi është legal, Makau përjetoj zhvillim, pasi që qeveria i dha fund monopolit shumëvjeçar të një kompanie dhe fillojë të ftojë për investime kompanitë e mëdha amerikane të bixhozit.