E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE-Shqipëri, Kukan e Fajon takime në Tiranë

TIRANË- Një delegacion i Parlamentit Evropian vjen sot në Tiranë në kuadër të takimit të katërt BE-Shqipëri, të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociimin.

Delegacioni përbërë nga 6 eurodeputetë do të kryesohet nga shefi për Evropën Juglindore në KE-së Eduard Kukan. Ai shoqërohet nga europarlamentarët Victor Bostinaru, Antonio Cancian nga EPP Itali , Tanja Fajon, Stanimir Ilchev nga partia ALDE Bullgari dhe Michail Tremopoulos nga Greens/EFA Greqi.

Sipas axhendës, ata gjatë ditës së sotme pritet të zhvillojnë takim me presidentin Bamir Topi, me kryeparlamentaren Jozefina Topalli, me kreun e PS-së Edi Rama dhe me ministrin e drejtësisë Eduart Halimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›