E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, gjendet trupi i pajetë i një mashkulli

DURRËS- Në zonën e Porto Romanos në Durrës është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli. Kanë qenë peshkatarët ata që gjatë punës në këtë zonë, kanë konstatuar një kufomë, e pas kësaj kanë njoftuar menjëherë policinë.

Në vend kanë mbërritur forcat policisë, ndërkohë që trupi i pajetë i është dërguar morgut për ekzaminime.

Nuk jepen detaje rreth gjendjes në të cilën ka qenë trupi i pajetë. Policia deklaron se ka nisur hetimet për identifikimin dhe zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›