E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukan dhe Fajon në Tiranë, takime me krerë të shtetit

Një grup nga Parlamenti Evropian vjen sot në Tiranë në kuadër të takimit të 4-ët BE-Shqipëri të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociimin.
 

Delegacioni i PE-së do të kryesohet nga shefi për Evropën Juglindore në KE-së Eduard Kukan dhe do të përbëhet nga europarlamentarët Victor Bostinaru, nënkryetar i grupit S-D Rumani, Antonio Cancian nga EPP Itali , Tanja Fajon S-D Slloveni, Stanimir Ilchev nga partia ALDE Bullgari dhe Michail Tremopoulos nga Greens/EFA Greqi.
 

Gjatë ditës së sotme delegacioni i PE-së do të zhvillojë takim me presidentin Bamir Topi, me kryeparlamentaren Jozefina Topalli, me kreun e PS-së Edi Rama dhe me ministrin e drejtësisë Eduart Halimi.
 

Ndërsa ditën e nesërme delegacioni i Parlamentit Europian do të marrë pjesë në takimin e 4-ët BE-Shqipëri të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›