E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Kryeministër? Deri kur shqiptarët të më thonë, Lamtumirë!

TIRANË-Kryeministri Sali Berisha në kuadër të vizitës në France ku mori pjesë në Samitin e PPE dha dhe një intervistë për francezen TV5Monde.
Gazetari francez e pyeti për situatën ekonomike, reformat që Shqipëria është e gatshme të kryejë për integrimin në BE, 21 Janarin, turizmin, marrdhëniet me opozitën si dhe karrirën personale të kryeministrit në politikë.

Mirëdita Sali Berisha, Kryeministër i Shqipërisë që prej vitit 2005, ju keni qenë President i Republikës së Shqipërisë nga viti 1992 deri në vitin 1997, dhe ju jeni për vizitë në Francë, ju do të takoni pas pak kryeministrin francez François Fillon. Çfare keni ardhur t’u thoni autoriteteve franceze sot ?

Faleminderit për këtë pyetje, faleminderit që më keni ftuar, unë jam shumë i lumtur që takohem me kryeministrin francez. Në mëngjes u takova me ministrin francez të e Energjisë Besson. Qëllimi im kryesor është të punoj me qeverinë franceze për të inkurajuar investitorët francezë të vijnë të investojnë në Shqipëri. Marrëdhëniet tona politike jane të shkëlqyeshme, por nga ana tjetër marrëdhëniet ékonomike po rriten gjithnjë e më shumë. Në realitet Shqipëria është një vend i vogël në hartë, por një vend me mundësi dhe potenciale shume të mëdha për investitorët e mëdhenj francezë dhe boterorë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›