Sequi: Ndërmarrjet shqiptare të jenë konkurruese në treg
TIRANE- Bashkimi Europian do të mbështesë zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Shqipëri, të cilat përbëjnë edhe 99% të totalit të biznesit.
Në përfundim të projektit të financuar nga BE për SME-të, me vlerë 2.5 milionë euro, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Ettore Sequi ka deklaruar se ndërmarrjet shqiptare duhet të bëhen konkurruese për të fituar tregun europian.
“Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme shqiptare duhet të konkurrojnë me kompanitë europiane dhe ato të rajonit për të fituar treg, por duhen përmirësuar dhe monitoruar standardet e tregut, të respektohet e drejta e autorit si dhe të përmirësohet gjyqësori për sa i përket zbatimit të ligjeve. BE është i gatshëm të mbështesë Shqipërinë. 2,5 mln euro janë dhënë nga konsumatorët europianë për projektin e SME-ve shqiptare, me qëllim që ato të bëhen konkurruese në tregun europian", tha Sequi.
(ma.ar/BalkanWeb)