Serbia s’merr statusin, dorëhiqet Gjeliç
BRUKSEL- Zv. kryeministri i Serbisë, Bozhidar Gjelic i angazhuar për integrimin europian ka dhënë sot dorëheqje nga ky post, pasi vendit iu refuzua statusi kandidat në BE.
Sic raporton B92, Gjelic do të dorëzojë dorëheqjen tek presidenti Tadic, sapo të mbërrijë në Beograd.
Ai ka deklaruar për gazetarë në Bruksel se “dorëheqja e tij nuk reflekton dështimin e politikës shtetërore, por është vendim personal, pasi kishte paralajmrëar se do ta bënte këtë në qoftë se Serbia nuk e merr statusin e kandidatit për BE.
“Duhet të vazhdojmë rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe të mbrojmë qytetarët tanë në Kosovë”, ka thënë ai më tej në Bruksel.
(ma.ar/BalkanWeb)