E Diel, 1 Nëntor 2026

BE-Shqipëri, miratohet rezoluta për integrimin europian

Tiranë- Pas përfundimit të takimit të katërt ndërkombëtar për Stabilizim-Asocimin mes Shqipërisë dhe BE-së, është miratuar edhe rezoluta e përbashkët për integrimin e vendit.

Kreu i delegacionit të Parlamentit Europian, Eduard Kukan deklaroi se  miratimi i rezolutës është një ndihmesë e madhe në integrimin drejt Bashkimit Europian.

Nuk do të vendosen amendamente të reja në rezolutë. Prioritetet e hartuara në draft janë në interes të vendit, tha Kukan.

Ndërsa deputeja socialiste Valentina Leskaj është shprehur se opozita e mbështet rezolutën dhe do të japë ndihmesën e saj për integrimin. Mesohet se takimi radhës është vendosur të mbahet pas gjashtë muajsh në Bruksel.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Këshilli Europian përshëndet iniciativën për Reformën Zgjedhore
  2. Citaku-Fyle: Komisioni Europian mbështet fuqishëm integrimin e Kosovës
  3. Komiteti për Stabilizim Asocimin, BE-Shqipëri takime në Tiranë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›