E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fajon: Në shqipëri, vetëm dy media të pavarura

Tiranë- Eurodeputetja Tania Fajon ka deklaruar se media në Shqipëri vazhdon të mos jetë e pavarur, dhe sipas saj ka një një ndikim të madh politik në të.

Në takimin e katërt ndërparlamentar për Stabilizim-Asocimin, Fajon i ka bërë apel politikës të mos ndikojë mbi median sepse ajo është shtylla kryesore që monitoron institucionet.

Kam qenë gazetare për shumë vite dhe gjithashtu  kam kontakte të mira me gazetarët në Shqipëri dhe për të qenë e sinqertë dy media vazhdojnë të jenë ende të pavaruara. Nuk mund të ketë gjykim politik në media. Në vendet e Ballkanit Perëndimor është e rëndësishme të kemi liri të medias dhe shprehjes. Është e rëndësishme që të punoni që media të jetë e lirë dhe gazetarët të jenë besueshëm dhe të balancuar”, – deklaroi Fajon.

Gjithashtu në fjalën e saj Fajon u shpreh se vendi ynë e meritonte liberalizimin e vizave dhe  beson se së shpejti do të plotësohen dhe kushtet për në BE.

Jemi duke diskutuar çdo ditë mekanizmin e ri, të propozuar nga PE për pezullimin e përkohshëm të vizave. Situata është kritike dhe kërkon angazhim tonë, që vendet e Ballkanit Perëndimor që të mos pengohen të udhëtojnë në BE. Zgjerimi po bëhet i ndërlikuar. Ndërsa në luftën  kundër krimit dhe kurrupsionit, kemi vendosur masa të reja. Kapitulli që përfshin gjyqësorin, qytetarët, lirinë e shprehjes do shihen me vëmendje”,- tha Fajon.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Komiteti për Stabilizim Asocimin, BE-Shqipëri takime në Tiranë
  2. Rinia dhe libri, tendecën e përcaktojnë mësuesit dhe media
  3. Kosovë, liberalizimi i vizave. Malmstrom: Dialogu nis së shpejti

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›