E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obelisk perballe piramides

Kur nuk eshte ende e qarte nese ligji i shumedebatuar per pastertine e figures se zyrtareve do te dekretohet apo jo nga presidenti, qeveria ka ndermarre nje iniciative tjeter per memorizimin kombetar te kater simboleve antikomuniste shqiptare.

Kryeministri Berisha prezantoi ne mbledhjen e qeverise projektligjin qe vendosi krijimin e Institutit te Studimeve te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit, ngritjen e nje obelisku perpara ish-piramides ne nderim te viktimave te komunizmit dhe 20 dhjetorin, diten e rrezimit te bustit te diktatorit Hoxha ne Tirane si diten e nderimit te viktimave te regjimit komunist.

Projektligji i hap rruge edhe ngritjes se muzeut te krimeve dhe dhunes komuniste.

Sipas kryeministrit Berisha, te gjitha keto simbole antikomuniste kane per qellim te ndihmojne shoqerine shqiptare ne ruajtjen e kujteses kombetare per 45 vitet e kaluara nen diktature, qe ai e cilesoi si nder te keqijat me te medha ne historine e kombit.

“Ne ndergjegjen e nje shoqerie nuk eshte e thjesht te operohet, por duhet te perpiqesh. Ne nuk kemi zgjedhur as hakemarrjen, por edhe as drejtesine. Kemi zgjedhur nje perpjekje te madhe per te kujtuar dhe mos harruar”, eshte shprehur Berisha.

Nje nga detyrat me te rendesishme qe ka instituti i memories eshte jo vetem studimi dhe analiza e krimeve e pasojave te komunizmit, duke hyre edhe ne dokumenta sekrete, por dhe informimi i publikut nepermjet botimeve.

Megjithese ligji nuk do te jete ne fuqi qe kete 20 shkurt, kryeministri Berisha kerkoi qe muzeu kombetar te organizoje ekspoziten me te madhe te realizuar ndonjehere per dhunen e komunizmit.

Per te ruajtur kujtesen historike, ligji parashikon qe informacionet mbi krimet e komunizmit dhe pasojat e ketij sistemi ne Shqiperi te perfshihen ne planet dhe programet mesimore te te gjitha niveleve.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›