E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: Shqipëria ka bërë progres

09/12/2008  Ministrat e Jashtëm

Bashkimi Europian vlerëson progresin e bërë nga Shqipëria në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së gjithashtu shprehet se respektimi i shtetit ligjor dhe qeverisja e mirë janë pjesë e përparimit të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit. Në raport kërkohet forcimi i kapacitetit administrativ, si një sektor që kërkon reforma të menjëhershme dhe të vendosura. Këshilli i Ministrave inkurajon Shqipërinë që të luajë një rol pozitiv dhe ndërtues në stabilitetin e rajonit. Bashkimi Europian thekson se është shumë e rëndësishme që në shtetin shqiptar të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme në vitin 2009.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›