Dhunohet Kushtetuta e Shqipërisë
09/12/2008 Qeveria hesht. Zëvendësministri i Brendshëm Pone: “Kërkesa jolegjitime”. Ngjela: “Bollano një batakçi”
Kryetari i organizatës së minoritarëve grekë “Omonia” del me kërkesa antikushtetuese
Kërkesa e organizatës së minoritarëve grekë në vendin tonë drejtuar Republikës së Greqisë që të mos ratifikojë Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë derisa të përmbushen disa pika, mes të tjerave edhe dhënia e autonomisë së pjesës jugore, përfshirë Himarën, Sarandën, Gjirokastrën, Korçën, është tërësisht antikushtetuese. Në Kushtetutën e vendit, në nenin 1 të saj, thuhet: “Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm.” Pikërisht këtu nis shkelja kryesore që i bëhet themelit ligjor mbi të cilin ngrihet shteti shqiptar. Po ashtu në Kushtetutë thuhet se sovraniteti i përket popullit. Kryetari i “Omonias” Vasil Bollano kërkon ndër të tjera që Shqipëria të njohë zyrtarisht si zonë të minoritetit grek Jugun e vendit dhe ti jepet autonomi zonës së Jugut, e cila nga Bollano konsiderohet si Vorio Epiri. Kushtetuta thotë shprehimisht: “Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë ti respektojë dhe ti mbrojë.”
Ndaj pretendimeve të ngritura nga Bollano burime pranë Kryeministrit Sali Berisha kanë thënë dje se nuk ka asnjë koment apo qëndrim. Nga ana e tij zëvendësministri i Brendshëm Ferdinad Pone thotë se ka dëgjuar për një kërkesë të tillë nga mediet shqiptare, por nuk është njohur konkretisht. Megjithatë, ai e vlerëson si jolegjitime kërkesën. “Duhet ta shoh, të them të vërtetën. Unë e dëgjova. Për nga rëndësia që ka problemi apo jolegjitimiteti i kërkesës, që duket menjëherë, duhet ta shoh atë, në mënyrë që edhe masa e çmimit moral dhe politik, pse jo dhe më tutje, të jepet e plotë dhe e drejtë”, - deklaroi ai në një prononcim për “Metropol”. Më i ashpri në qëndrim është deklaruar deputeti Spartak Ngjela. Sipas tij, kërkesa e “Omonias” është një nonsens. Ai përdor tone të ashpra në drejtim të kreut të organizatës së minoritarëve grekë, duke e quajtur “batakçi”, që paguhet nga dikush për të bërë deklarata të tilla. “Nuk ekziston fare një çështje e Epirit Verior ose Jugor. Epiri është Shqipëri. Nuk kemi dëgjuar ndonjëherë që Epiri të jetë Greqi. Dhe Skënderbeu e ka quajtur veten “princ i Epirit”. Historia kjo është, të tjerat janë spekulime dhe çështja kryesore këtu është se kryetari i ‘Omonias’, që është edhe kryetar i Bashkisë së Himarës, është një batakçi. Atë nuk dihet se kush e paguan dhe ka bërë abuzime të mëdha në Himarë, ka ndaluar investimet. Ka ndërprerë me kazmë të gjitha investimet në Himarë dhe bën të gjitha këto lojëra me qarqe që nuk dihet se kush i paguan”, - ka deklaruar Ngjela. Ligjvënësi shqiptar thotë se nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston asnjë Epir i Veriut apo Jugut, por ekziston çështja çame. “Problemi qëndron se, në qoftë se ka një çështje, është çështja çame ajo që ekziston. Epir të Veriut dhe Epir të Jugut nuk ka. Epirotët kanë qenë shqiptarë dhe është e gjitha degë e ilirëve. Kjo është historia, gjitha të tjerat janë nonsense, krijime malco dhe ky është një lolo që e vërtitin”, - deklaroi Ngjela. I revoltuar nga kërkesa e Bollanos, deputeti Ngjela premton se do të merret personalisht. “Ne po përgatitemi, do ti shkojmë me një grup të madh atje, punë ditësh është, do të kërkojmë urgjentisht të merret ligji me të. Me atë do të merrem unë seriozisht”, - tha ai.
Spartak Ngjela
“Kërkesa e ‘Omonias’ është një nonsens. Nuk ekziston fare një çështje e Epirit Verior ose Jugor. Epiri është Shqipëri, nuk kemi dëgjuar ndonjëherë që Epiri të jetë Greqi. Edhe Skënderbeu e ka quajtur veten ‘princ i Epirit’. Historia kjo është, të tjerat janë spekulime. Çështja kryesore këtu është se si kryetari i ‘Omonias’, që është edhe kryetar i Bashkisë së Himarës, është një batakçi, që nuk dihet se kush e paguan. Ai ka bërë abuzime të mëdha në Himarë, ka ndaluar investimet.”
Bollano hoqi tabelat në shqip
Kryetari i Bashkisë së Himarës Valis Bollano gjatë stinës së verës së vitit të kaluar ka hequr me anë të një urdhri personal tabelat orientuese në gjuhën shqipe në rrugën kombëtare të njohur si “Rruga e Bregut”, që lidh Llogoranë me Qeparonë. Menjëherë prokuroria e Vlorës ngriti akuzë ndaj Bollanos për shpërdorim detyre. Dëmi ekonomik u vlerësua me 2.1 milionë lekë të reja. Në gjykatën e rrethit të Vlorës gjyqi në ngarkim të Bollanos vazhdon.
Heshtja e qeverisë shqiptare
Qeveria shqiptare ka heshtur në lidhje me kërkesat që ka ngritur Vasil Bollano. Burime pranë Kryeministrit Sali Berisha thanë se nuk ka asnjë reagim. Ndërkohë zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Pone deklaroi se ka dëgjuar diçka dhe e vlerësoi i jolegjitime. “Për nga rëndësia që ka problemi apo jolegjitimiteti i kërkesës që duket menjëherë, duhet ta shoh atë, në mënyrë që edhe masa e çmimit moral dhe politik, pse jo dhe më tutje, të jepet e plotë dhe e drejtë”, - tha ai.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
Neni 1
1. Shqipëria është republikë parlamentare.
2. Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm.
Neni 2
1. Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit.
2. Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti.
3. Për ruajtjen e paqes dhe të interesave kombëtarë, Republika e Shqipërisë mund të marrë pjesë në një sistem sigurimi kolektiv, në bazë të një ligji të miratuar me shumicën e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Neni 3
Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë ti respektojë dhe ti mbrojë.
Neni 4
1. E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.
Neni 9
2. Partitë politike dhe organizatat e tjera programet dhe veprimtaria e të cilave mbështeten në metoda totalitariste, që nxitin e përkrahin urrejtjen racore, fetare, krahinore ose etnike, që përdorin dhunën për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore, si dhe ato me karakter të fshehtë janë të ndaluara sipas ligjit.
Neni 11
1. Sistemi ekonomik i Republikës së Shqipërisë bazohet në pronën private e publike si dhe në ekonominë e tregut dhe në lirinë e veprimtarisë ekonomike.
2. Prona private dhe publike mbrohen njëlloj me ligj.
Neni 12
1. Forcat e armatosura sigurojnë pavarësinë e vendit si dhe mbrojnë tërësinë territoriale dhe rendin e tij kushtetues.
Neni 14
1. Gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisë është shqipja.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme Arian Starova
Absurditete që i bën vetëm Bollano
Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe anëtari i Komisionit parlamentar të Politikës së Jashtme Arian Starova deklaron se kërkesat e organizatës “Omonia” nuk janë gjë tjetër veçse një absurditete. Për Starovën kërkesa të tilla pa dyshim që janë të pabaza dhe përbëjnë nonsense. “Këto janë absurditete që mund ti bëjnë vetëm njerëz si Bollano”, - deklaroi Starova. Ai nuk ka ngurruar të lëshojë këtë koment në lidhje me kërkesën e artikuluar nga kreu i organizatës së minoritarëve grekë në vendin tonë, sipas të cilit pjesës jugore të Shqipërisë ti jepet autonomia. Komisioneri Starova dhe ish-ministër i Jashtëm, në komentin e tij i sheh të palogjikshme kërkesat e parashtruara nga Vasil Bollano. Starova nuk duket aspak i shqetësuar kur dëgjon në lidhje me pretendimet e parashtruara nga kryetari i organizatës “Omonia”. Ai rithekson qëndrimin e tij se kërkesa të tilla të artikuluara nga Bollano janë tërësisht absurditete.
Anëtarja e Komisionit të Jashtëm Lajla Përnaska
Kërkesat janë të papranueshme
Deputetja e Partisë Republikane dhe pjesë e Komisionit parlamentar të Politikës së Jashtme Lajla Përnaska qesh kur dëgjon kërkesën e Vasil Bollanos bërë në emër të organizatës “Omonia”. Ajo thotë se nuk është njohur nga afër me kërkesat që kryetari i organizatës së minoritetit helen ka bërë, por mendon se janë pa diskutim të papranueshme. “Janë të papranueshme, janë totalisht nonsense”, - ka deklaruar ajo. Për ligjvënësen Përnaska kërkesa të tilla nuk kanë dhe nuk mund të kenë asnjë lloj baze dhe për rrjedhojë janë kategorikisht absurde. Për të është e papranueshme që të hidhen pretendime apo kërkesa për autonomi të pjesës së Jugut të Shqipërisë. Në komentin e saj deputetja Përnaska e quan si nonsens kërkesën se duhet të ndryshojë kuadri ligjor i Shqipërisë, në një mënyrë që të lejojë bashkimin e gjithë kësaj zone në Jug të Shqipërisë në një periferi të organizuar administrativisht.