BE: Vazhdoni fushaten per informimin e qytetareve
Rivendosja e regjimit te vizave eshte nje kambane qe bie edhe per Shqiperine. Ndonese vendi nuk ka nje nivel alarmant te azilkerkuesve, Brukseli e etiketon gjithsesi shqetesues. Tani per tani vemendja eshte fokusuar tek Serbia, vendi qe rrezikon seriozisht levizjen e lire te shtetasve te tij. Kete radhe nuk eshte vetem presion politik. Pas dy vitesh paralajmerime, Serbia rrezikon seriozisht rivendosjen e regjimit te vizave si rrjedhim i numrit te larte te azilkerkuesve serbe ne territorin e BE-se. Serbia ka ende aktualisht numrin me te madh te azilkerkuesve nga rajoni. Shqetesimi eshte shprehur hapur edhe nga eurodeputetja Tanja Fajon e cila tha se, "sipas shifrave qe disponoj jane 14.000 azilkerkues nga 5 vendet e Ballkanit qe kane paraqitur kerkesat e tyre te azilit ne 5 shtete te Bashkimit Europian. Kjo perben nje rritje prej 62% krahasuar me te njejten periudhe vitin e kaluar. Serish Serbia ka numrin me te madh te azilkerkuesve".
Gjermania dhe Franca jane dy nga shtetet qe mund te kerkojne pa humbur kohe rivendosjen e vizave me Serbine, por edhe per qytetaret e shteteve te tjera te Ballkanit qe shkelin rregullat, si Maqedonia. Nderkohe, edhe pse numri i azilkerkuesve nga Bosnja dhe Shqiperia nuk eshte alarmant, ai eshte shqetesues, pasi rezulton se shifrat e azilkerkuesve nuk jane ne ulje. Azilkerkuesit nga Shqiperia dhe vendet e tjera te Ballkanit refuzohen ne shumicen e tyre derrmuese dhe kthehen mbrapsht ne vendet e origjines. Perfitimi maksimal i mundshem i tyre eshte tete muaj strehim dhe ushqim. Per kaq pak perfitim, ata rrezikojne te gjithe sistemin e heqjes se regjimit te vizave, pasi iu heqin te drejten atyre qe meritojne azilin, trefishojne numrin e azilanteve dhe veshtiresojne sistemin e azilit.
Zedhenesi i KE, Michele Cercone, u shpreh se, "numri i madh i kerkesave te pamotivuara te azilkerkuesve qe vijne ne BE nga vende qe kane perfituar nga liberalizimi i vizave po demton sistemin e azilit te shteteve anetare dhe po krijon nje problem dhe per ata qe meritojne mbrojtjen nderkombetare qe ofron azili, i veshtiresojne dhe ngadalesojne procedurat e azilit dhe trefishojne numrin e azilkerkuesve". Ndaj, edhe Shqiperia duhet te tregohet shume e kujdesshme per abuzimet me sistemin e vizave, pasi mekanizmi i rivendosjes se vizave pritet te aprovohet ndoshta qe me 25 tetor. Eurodeputetja Tanja Fajon tha se, "Ne kemi nje informacion shqetesues se qytetare nga Shqiperia dhe Bosnja po rrisin kerkesat e azilit ne disa vende te Bashkimit Europian. Aktualisht, ne po negociojme mekanizmin e pezullimit te perkohshem te levizjes se lire. Kur ky mekanizem te aprovohet, atehere disa shtete anetare mund te kerkojne pezullimin e heqjes se vizave me nje shtet te Ballkanit". Bashkimi Europian ka menjanuar tezen per pezullimin e perkohshem te regjimit te vizave mbi baze te perqindjes se azilkerkuesve ne shtete anetare te BE-se. Nje shtet anetar mund te kerkoje pezullimin, nese perballet me nje situate alarmante, nje rritje te papritur ose nje rritje te madhe te azilkerkuesve te jashteligjshem. Sipas ketij mekanizmi, me kerkesen e nje shteti anetar dhe verifikimin e eksperteve te Komisionit Europian, heqja e vizave pezullohet per gjashte muaj. Per pezullimin e perkohshem kerkohet shumice e cilesuar ne gjirin e shteteve anetare, por perkthimin ne regjimin e liberalizimit te vizave kerkohet unanimitet. Ndaj, rikthimi ne regjimin e heqjes se vizave pas pezullimit behet shume i veshtire. Per kete arsye, Komisioni dhe Parlamenti Europian ben apel per vendet e Ballkanit per te marre te gjitha masat lidhur me parandalimin e abuzimeve. Zedhenesi i Komisionit Europian, Michele Cercone, tha se, "vendet e Ballkanit duhet te punojne me fushatat e informimit, te perforcojne kontrollin e kufijve dhe dialogun me qytetaret e tyre. Duhet te jete e qarte. Nese nuk merren masa per zgjidhjen e situates, rreziku eshte real dhe pasojat do t'i paguajne edhe ata qe abuzojne me sistemin qe jane nje pakice, por fatkeqesisht edhe e gjithe shumica qe e perdor korrektesisht kete liri". Eurodeputetja Tanja Fajon u shpreh gjithashtu se, "eshte e rendesishme qe qytetaret te informohen per rrezikun, ne menyre qe te merren te gjitha masat e duhura, ne menyre qe te parandalohen personat qe abuzojne sistemin, pasi nga kjo varet vetelevizja e lire e qytetareve te Ballkanit ne zonen Shengen. Ne situaten aktuale qe po kalon Bashkimi Europian, ne mund te presim qe shtetet anetare te ushtrojne shume shpejt presion mbi qytetaret e rajonit te Ballkanit".
Kryeministri serb ka reaguar tashme duke thene se do te behet gjithcka per te mos pezulluar regjimin e vizave dhe se qeveria serbe eshte e gatshme per te paguar shpenzimet e azilkerkuesve nga Serbia. Shqiperia duket ende ne kohe per t'i rimarre ne dore frenat per te mos u ndeshkuar me rivendosjen e regjimit te vizave. Ndoshta qeveria nuk ka bere mjaftueshem per te informuar publikun me rregullat qe duhet te zbatoje, eshte rasti te rinise me nje fushate me agresive sensibilizimi.