Halimi: Konsensus për reformën në drejtësi

Deklaratat e tij u bënë gjatë konferencës së shërbimit të provës.
“Për reformën në drejtësi duhen edhe ligjet me tre të pestat. Gjithashtu, në këtë drejtim është e rëndësishme ndihma dhe sinjalet e ndërkombëtarëve. Materializimi i reformës ne sistemin e drejtesisë i përket të gjithë aktorëve politikë dhe ne presim angazhimin real dhe kontributin e opozitës", tha Halimi.
Duke folur per prioritetet e ministrisë së Drejtësisë, Halimi theksoi se "jemi ambicozë për ta bërë Shqipërinë, një vend lider në rajon lidhur me modernizimin e sistemit të ekzekutimit të vendimeve penale". Ky prioritet, sikurse deklaroi ministrit Halimi, do të përmbushet me një set masash si konsolidimi i shërbimit të Proves dhe shtrirja e tij në të gjithë territorin e vendit dhe prezantimi i instituteve të reja si ai i mbikëqyrjes elektronike të të dënuarve.
Duke reaguar mbi deklaratat e kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, mbi sistemin e gjyqësorit, Halimi tha se është e papranueshme që të quash një gjykatë të tërë bandë kriminale. “E papranueshme të quash një gjykatë të tërë bandë kriminale”, tha ai, teksa kërkoi inkurajim të gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm./Start/
2011-12-13 10:26