BE: Vizat OK, zgjidhja e ngercit, ne respekt te plote te Kushtetutes Rozeta Rapushi
“E ardhmja e Shqiperise eshte ne Evrope dhe nuk ka me diskutim per kete çeshtje. Ne diskutimin e sotem per Shqiperine ne biseduam se sa larg eshte shkuar ne kete rruge dhe çfare duhet bere ne te ardhmen”. Kjo ka qene deklarata e Shefja e diplomacise evropiane, Catherine Ashton, menjehere pas takimit te ministrave te Jashtem te vendeve te BE. Nderkohe qe Parlamenti Evropian do te shqyrtoje sa me pare, raportin e Komisionit Evropian per vizat, ne menyre qe te mos humbet kohe ne realizimin e ketij procesi per dy vendet Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen. Ministrat e Jashtem te Bashkimit Evropian, thane dje ne mbledhjen e zhvilluar ne Luksemburg se Keshilli i Ministrave dhe Parlamenti Evropian do te shqyrtoje menjehere raportin per realizimin sa me pare te liberalizimit te vizave. “Duke rikujtuar konkluzionet e saj te meparshme, sipas se ciles BE mbeshtet me force qellimit te heqjen e regjimit te vizave per te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor, si dhe deklarata e Parlamentit Evropian dhe e Keshillit e 30 nentor 2009, Keshilli mirepret progresin e arritur nga Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovine ne arritjen e kritereve te liberalizimit te vizave, siç theksoi ne propozimin e Komisionit te dates 27 maj 2010 per nje vendim te Parlamentit Evropian dhe e Keshillit per te ndryshuar Rregulloren 539/2001, ashtu siç vlen per shtetet anetare. Keshilli dhe Parlamenti Evropian do te marrin nje vendim sa me shpejte pasi Komisioni te vleresoje se te gjitha provat e diskutueshme jane permbushur”, ka thene Ashton per vizat. Ne takimin ku moren pjese te gjithe ministrat e vendeve te Bashkimit Evropian, ne Luksemburg, u diskutua edhe mbi situaten politike ne Shqiperi dhe ngerçin, i cili vijon prej muajsh te tere. Te mbledhur posaçerisht per te diskutuar mbi vendet e Ballkanit Perendimor, ministrat e BE-se konfirmuan se kete jave pritet nje tjeter takim bisedimesh per situaten politike ne Shqiperi mes Berishes dhe Rames. Ne nje konference te mbajtur pas takimit vete kreu i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, deklaroi se u diskutua per zhvillimet me te fundit ne Ballkanin Perendimor, mes te cilave edhe per situaten politike ne Shqiperi. Nderkohe pas ketij takimi, Shefja e diplomacise evropiane, Catherine Ashton, beri apel per zgjidhjen e ngerçit politik ne Shqiperi. Sipas saj, dy lideret politike ne vend duhet te arrijne ne nje zgjidhje ne tryezen e dyte qe do te zhvillohet ne Strasburg me ndermjetesimin e nderkombetareve. “Ne jemi shume te interesuar se çfare do te ndodhe ne takimin e ardhshem. Duam sigurisht qe te arrihet nje zgjidhje dhe te nxitet kjo zgjidhje ne menyre qe Shqiperia te jete ne rrugen drejt Bashkimit Evropian. Lideret politike ne Shqiperi, duhet te merren seriozisht me zgjidhjen e situates se krijuar”, apeloi Ashton. Sipas saj, te gjitha vendet e Bashkimit Evropian, jane ne pritje te shohin progres ne kete çeshtje dhe kjo eshte arsyeja pse ka kaq shume mesazhe te forta per Shqiperine nga Bashkimi Evropian. “Ne duam qe ky vend te ece perpara dhe te jete pjese e BE”, tha Ashton. Ne takimin e djeshem u diskutua edhe mbi situaten ne te gjithe rajonin e Ballkanit Perendimor. Nderkohe qe jo pak diskutime hasi edhe situata ekonomike ne vendet e BE-se si dhe mundesia e hartimit te nje plani per te shpetuar nga kriza ekonomike Spanjen, plan ky i kundershtuar nga Gjermania.
Mesazhi
Vendet e Bashkimit Evropian jane ne pritje te gjendjes se nje zgjidhjeje te ngerçit politik ne Shqiperi. Ne takimin e djeshem te zhvilluar ne Luksemburg, ministrat e vendeve te BE-se, inkurajuan zgjidhjen dhe ecjen perpara te Shqiperise ne BE.
Konkluzionet e Keshillit te Ministrave te Jashtem te BE, mbi Shqiperine
BE: Eshte koha per te gjetur zgjidhje
1. Keshilli vazhdon te jete i shqetesuar per situaten politike ne Shqiperi pas zgjedhjeve te pergjithshme te 28 qershorit 2009. Mirepret kthimin e opozites ne Parlament ne linje me iniciativen lehtesuese nga Anetaret e Parlamentit Evropian, Daul dhe Schulz, ne emer te grupeve te tyre politike, e cila u mbeshtet nga perfaqesuesja e larte dhe nga Komisioneri Fule. Eshte koha per te gjetur nje zgjidhje per krizen aktuale mbi nje baze e cila t´i qendroje proves se kohes.
2. Keshilli shpreh keqardhjen, gjithsesi, qe iniciativa lehtesuese nuk ka gjendur ende nje mbeshtetje te mjaftueshme per te bere te mundur qe Qeveria Shqiptare dhe opozita te tejkalojne diferencat e tyre. Keshilli perserit se eshte pergjegjesi e Qeverise se Shqiperise se bashku me opoziten qe te gjejne shpejt, ne nje menyre transparente dhe ne respekt te plote te Kushtetutes se Shqiperise, zgjidhje dhe rruge perpara, te cilat do te jene te nevojshme per vendin ne rrugen e tij drejt BE-se.
3. Keshilli inkurajon Shqiperine te vazhdoje aktivisht me reformat e nevojshme per nje implementim te lehte dhe ne kohe te Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit, duke marre ne konsiderate prioritetet e Partnershipit Evropian, dhe njekohesisht perserit mbeshtetjen e tij per perspektiven Evropiane te vendit.
4. Keshilli kujton se aplikimi i Shqiperise per anetaresimin ne BE, i paraqitur ne Prill 2009, do te vleresohet ne baze te principeve te parashtruara ne Traktatin e BE-se dhe kritereve te percaktuar nga Keshilli i Evropes ne Kopenhagen ne vitin 1993, si dhe te konkluzioneve te Keshillit te Evropes te Dhjetorit 2006, mbi konsensusin e rinovuar per zgjerimin. Keshilli bie dakord per t´u kthyer tek kjo çeshtje kur Komisioni te kete bere te ditur opinionin e tij.