“Ekonomia rrezikon seriozisht, me rende se Greqia” Denis Dedej
Partia Socialiste kritikoi dje politikat ekonomike te Shqiperise, duke konsideruar se Qeveria eshte ne panik financiar. Deklarata eshte bere nga deputetja socialiste, Mimi Kodheli, e cila theksoi se te njejtet njerez, pergjegjes te rrenimit me te madh te ekonomise shqiptare 14 vjet me pare, jane angazhuar ne nje tjeter perpjekje te deshperuar qe rrezikon te kolapsoje plotesisht ekonomine tone. Ne nje komunikim per mediat, ajo akuzoi se dyshja Berisha-Bode eshte po ajo, ndersa sot ekonomia shqiptare ndodhet perpara nje realiteti te erret. “Qeveria i ka hyre nje rruge te rrezikshme dhe i ka hyre kesaj rruge vetem. Kjo qeveri nuk degjon as faktorin nderkombetar dhe as opoziten, e cila prej me se 6 muajsh, ka paralajmeruar te gjitha fazat e rrenimit financiar dhe ekonomik qe po kalon Shqiperia dhe shqiptaret”, shprehu shqetesimin Kodheli. Sipas saj, Banka Boterore dhe FMN, se fundmi kane kritikuar kredibilitetin e performances dhe te shifrave te dyshes Berisha-Bode, si dhe investimet e deshtuara elektorale te kesaj qeverie. Deputetja socialiste theksoi se te gjithe faktoret kryesore brenda dhe jashte vendit, jane shume te shqetesuar per situaten makro-ekonomike ne zhvillim, perveç arkitekteve te piramides se vitit 1996 Berisha-Bode. “Te gjitha pasojat, renia drastike e te ardhurave ne buxhet, fundosja e investimeve publike, deshtimi spektakolar i Eurobondit, rritja e frikshme e huamarrjes se brendshme, shumefishimi i gjobave dhe kercenimeve ndaj biznesit, jane te gjitha sindroma te dukshme te nje qeverie ne panik financiar”, deklaroi Mimi Kodheli. Sipas saj, ndodhemi ne nje qeverie ne panik qe eshte gati te mbyse biznesin privat dhe ekonomine familjare te çdo shqiptari per te shpetuar veten. Ajo tha se sot eshte qeveria, “i mbyturi qe te mbyt”. Per te, ne keto kushte ku ndodhet sot ekonomia shqiptare, shoqeruar dhe nga papergjegjshmeria e paprecedent e kesaj qeverie, ne masat dhe hapat e gabuar qe po ndermerr dita-dites, ekonomia jone rrezikon seriozisht. “Jo si Greqia, por ndoshta me rende. Mungesa e transparences se situates ekonomike, e cila kurrsesi nuk mund te behet nga institucione kryekeput sherbetore te qeverise si INSTAT, e ben te paparashikueshme te ardhmen e ekonomise shqiptare”, paralajmeroi zyrtarja larte socialiste, e cila njeheresh eshte eksperte e ekonomise ne PS. Kodheli nenvizoi ne fund te komunikimit te saj me mediat, se Sali Berisha, sot ka detyrimin per te bere edhe transparencen e situates sone ekonomike.
RRUGA
“Qeveria i ka hyre nje rruge te rrezikshme dhe i ka hyre kesaj rruge vetem. Kjo qeveri nuk degjon as faktorin nderkombetar dhe as opoziten, e cila prej me se 6 muajsh ka paralajmeruar te gjitha fazat e rrenimit financiar dhe ekonomik qe po kalon Shqiperia e shqiptaret”, u shpreh deputetja e Partise Socialiste.
PANIKU
“Te gjitha pasojat, renia drastike e te ardhurave ne buxhet, fundosja e investimeve publike, deshtimi spektakolar i Eurobondit, rritja e frikshme e huamarrjes se brendshme, shumefishimi i gjobave dhe kercenimeve ndaj biznesit, jane te gjitha sindroma te dukshme te nje qeverie ne panik financiar”, tha Kodheli.