BE: Vizat, mbyllni kushtet deri në mes të nëntorit
Bashkimi Europian i ka vënë ultimatum qeverisë shqiptare që të plotësojë kushtet e duhura për liberalizimin e vizave menjëherë dhe raportimi për punën të përfundojë në mesin e këtij muaji, përndryshe gjithçka do të shtyhet për një kohë të palimituar. Ka qenë një zyrtar i lartë i Brukselit zyrtar që e ka dhënë këtë deklaratë dje në Tiranë, gjatë takimeve me zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Ilir Meta, dhe me ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha. Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Komisionit Europian për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë, Jean Louis De Brouwer, u bëri thirrje autoriteteve shqiptare të ecin përpara, pa vonesa të mëtejshme, me zbatimin e çështjeve të mbetura dhe të sigurohen që përparimi i nevojshëm i raportohet Komisionit Europian deri në mes të nëntorit. Ai theksoi se koha e një propozimi të mundshëm të Komisionit Europian për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë varet nga shpejtësia me të cilën Shqipëria i përmbush kushtet e mbetura nga udhërrëfyesi. Komisioni do të marrë masa dhe do të paraqesë një propozim për liberalizimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë, sapo të shohë që Shqipëria i ka përmbushur standardet e mbetura.
Dje ka mbërritur në Tiranë një delegacion i Komisionit Europian, i drejtuar nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë, Jean Louis De Brouwer.
De Brouwer takoi zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Ilir Meta, sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Gazmend Turdiu, ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha dhe Ministrin e Drejtësisë, Bujar Nishani. Zëvendësdrejtori i përgjithshëm De Brouwer paraqiti reagimet fillestare ndaj progresit të arritur nga Shqipëria që prej vlerësimit të fundit të bërë nga Komisioni Europian në qershor 2009. Ai vlerësoi përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për të përmbushur kushtet e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, përfshirë këtu edhe miratimin e plan-veprimeve që kërkohen nga udhërrëfyesi, pajisjen me pasaporta biometrike dhe kuadrin për liberalizimin e vizave. Zbatimi i tyre duhet të vijojë me vendosmëri dhe përpjekjet për të përparuar në fushat e mbetura duhet të intensifikohen. Kushtet e tjera që kanë mbetur për t‘u përmbushur dhe që duhet të adresohen sa më shpejt të jetë e mundur janë miratimi dhe zbatimi i strategjisë dhe plan-veprimit për luftimin e krimit financiar, projektligji i ri që rishikon ligjin e vitit 2004 për konfiskimin e aseteve kriminale dhe projektligji i ri mbi ndihmën ligjore reciproke ndërkombëtare. Gjithashtu, rritja e kapaciteteve në fushën e menaxhimit të kufijve dhe migracionit është shumë e rëndësishme.