BE Vizat per Shqiperine te hiqen brenda nentorit

Italia dhe Sllovenia leter homologut belg. Frattini dhe bogar leter Vanackeres Kushtet u permbushen
BE kerkon heqjen e vizave per shqiptaret brenda muajit nentor. Italia dhe Sllovenia i bejne kerkese Belgjikes si kryesuese e Presidences se BE-se qe te mbeshtese integrimin e Ballkanit Perendimor ne BE dhe permbylljen e liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen. Ne letren e ministrave te Jashtem Italise dhe Sllovenise Franko Frattini dhe Samuel bogar derguar homologut te tyre belg Steven Vanackere kerkohet gjithashtu ti kalohet Komisionit aplikimi i Serbise per anetaresim ne BE si dhe planifikimi nga BE se si te lehtesoje dialogun Prishtine-Beograd. Ne letren e ministrave te Jashtem pasi vihet ne dukje perpjekja e te gjithe aktoreve ne Ballkanin Perendimor pavaresisht krizes per pajtim dhe bashkepunim rajonal kerkohet nga BE te kape kete moment dhe ti ndihmoje vendet e rajonit te vazhdojne ecjen e tyre perpara drejt integrimit evropian. Ne leter permenden iniciativa te tilla si Procesi i Berdos apo takime te tilla te nivelit te larte si ai i Sarajeves etj. si te parat e ketij lloji pas dekadash qe premtojne per besim ne nje te ardhme me te mira duke tejkaluar reminishencat e se shkuares. Procesi i integrimit ne BE ka provuar te jete me te vertete mjeti me i fuqishem per te sjelle paqen demokracine stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik te vendeve te rajonit duke i ndihmuar ato te tejkalojne perfundimisht problemet e se shkuares - shtohet ne leter. Me tej dy ministrat theksojne se eshte esenciale permbyllja e procesit te liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen ne perputhje me propozimin e leshuar nga Komisioni me 27 maj. Keshilli duhet te siguroje nje grafik kohor pune me qellim qe te lejoje hyrjen ne fuqi te regjimit te lire te vizave per dy vendet ne fund te vjeshtes 2010 te siguruar se Komisioni vleresoi se te gjitha kushtet ishin plotesuar. Nje rezultat pozitiv dhe nje implementim i shpejte i procesit te liberalizimit te vizave do tu dergonte nje mesazh te fuqishem Shqiperise dhe Bosnjes dhe do te sherbente si nje nxitje per reforma te metejshme te orientuara drejt BE - shkruajne ministrat e Jashtem te Italise e Sllovenise. Me tej ne leter dy ministrat theksojne se shpresojne qe Presidenca te vazhdoje procedimin ne perputhje me rrugen e percaktuar ne Selanik konfirmuar gjate rinovimit te konsensusit mbi zgjerimin me 2006-n dhe te ritheksuar se fundmi ne Sarajeve me qellim per ta bere perspektiven evropiane te Ballkanit Perendimor me te avancuar gjate muajve te ardhshem. Nje paragraf i letres i kushtohet rendesise qe gjate takimit te tetorit te Keshillit ti kalohej Komisionit aplikimi i Serbise per anetaresim ne BE. Njekohesisht duhet te filloje planifikimi nga ana e BE rreth asaj se si te lehtesoje ne menyre te suksesshme nje proces dialogu mes Beogradit dhe Prishtines. Ne muajt qe vijne BE do te thirret per te mbeshtetur plotesisht disa procese pozitive qe jane ne vazhdim Vleresimi i Commission avis mbi Malin e Zi dhe Shqiperine dhe garantimin e statusit te kandidatit per te dy vendet hapja e negociatave te anetaresimit per IRJ te Maqedonise ne perputhje me rekomandimet e Komisionit perforcimi i Prezences se BE ne Bosnje me qellim mbeshtetjen e vendit ne rrugen e tij drejt BE dhe NATO perspektiven evropiane te Kosoves sic theksohet ne Komunikimin e Komisionit dhe iniciativa e Komisionit per te filluar sa me pare dialogun per vizat me Kosoven ne perputhje me konkluzionet e Keshillit te dhjetorit 2009 kompletimi i negociatave teknike me Kroacine qe pritet ne fillim te 2011 duke i lejuar Zagrebit ti bashkohet BE sa me shpejt te jete e mundur. Letra perfundon me vleresimin se progresi i integrimit te Ballkanit Perendimor eshte nje prioritet strategjik i BE-se ne teresi.