E Diel, 1 Nëntor 2026

BE Vleresim mbeshtetjes qe qeveria ne Shqiperi u jep bizneseve te vogla e te mesme

Bashkimi Europian e vlerëson të rëndësishme mbështetjen që qeveria u jep bizneseve të vogla dhe të mesme.

Në një takim bilateral me përfaqësuesit e ministrisë së Ekonomisë dhe të Komisionin Europian, mbi politikat e këtyre ndërmarrjeve, përfaqësuesit ndërkombëtar theksuan se nxitja për këto biznese përkthehet në hapjen e vende të reja pune.

Përfaqësuesi i Komisionit Europian, Volker Genetsky deklaroi se shtrohet si e rëndësishme mbështetja e këtyre ndërmarrjeve.

Po ashtu ai kërkoi që në këto kushte t’u jepet një mundësi e dytë edhe atyre firmave që falimentojnë.

Aktualisht, kjo procedurë në Shqipëri variojnë nga 6 muaj deri në 1 vit, por varet edhe nga procesi gjyqësor.

Në këtë kohë krize, kanë humbur brenda një kohe të shkurtë 3.5 milionë vende pune.

Për këtë arsye, komisioni Evropian është duke i kushtuar një vëmendje të veçantë forcimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, duke i mbështetur ato me kredi.

Ndërmarrjet e vogla dhe mesme janë edhe bizneset që kanë më tepër punonjës.

Për këtë qëllim, qeveria shqiptare i mbështet këto ndërmarrje përmes kredive të buta.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›