Hapet gara për licencë interneti wireless
28/10/2011 AKEP: Afati i ofertave do të jetë deri më 5 dhjetor, çmimi dysheme 300 mijë euro
Licenca do të jetë kombëtare me shtrirje rrjeti në të gjithë territorin e vendit
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka hapur garën për një licencë kombëtare në shërbimet e telekomunikacionit. Licenca autorizon përdorimin e brezit 1800-1805 MHz, që sipas ekspertëve të AKEP është i përshtatshëm për ofrimin e shërbimeve të transmetimit të të dhënave. Kjo nënkupton internetin, telefonatat nëpërmjet internetit apo “Voice Over IP”, si edhe shërbimet e tjera multimediale. Afati për ofertat do të jetë data 5 dhjetor dhe çmimi dysheme është 300 mijë euro. Vlera e ofertës do të jetë vendimtare në përcaktimin e fituesit, me 90 pikë nga 100 të mundshme, ndërsa koha e mbulimit me rrjet do të ketë 10 pikët e mbetura. Inxhinierët e AKEP-it shpjegojnë se brezi në fjalë lejon transmetim të dhënash deri në tre herë më të lartë se brezi GSM që përdorin aktualisht operatorët celularë. Ndonëse nuk ka kapacitetet e brezit 3G, brezi që po tenderohet ka avantazhin që do të jetë tërësisht i dedikuar për internetin dhe transmetimin e të dhënave. Licenca e dhënë nëpërmjet kësaj gare do të jetë kombëtare dhe ofruesi do të ketë të drejtë të shtrijë rrjetin në të gjithë territorin e vendit. Pas licencimit të dy operatorëve 3G, dhënia e kësaj licence si rrjedhojë pritet të rrisë konkurrencën në tregun e internetit pa linja fikse apo “wireless”. Sipas të dhënave të AKEP-it, gjatë vitit 2010 është vënë re reduktim i tarifave për internetin. Për shpejtësinë 2 Mbps pa limit, tarifat në Shqipëri janë në nivelin mesatar ose në nivel më të ulët se vendet e rajonit. Tarifat për aksesin broadband me kapacitete të kufizuar download janë më të ulëta, p.sh. tarifa më e ulët për 2mbps nga Albtelecom është 999 lekë/muaj, paketë e cila aktualisht përdoret nga shumica e abonentëve broadband të Albtelecom.
Aksesi në internet
Për vitin 2010, numri i familjeve që kanë akses në Internet me bandë të gjerë (broadband) është rreth 110 mijë apo afërsisht 13.7% e familjeve, ndërsa vlerësohen të jenë mbi 10.000 pajtimtarë biznesi, ndërsa numri i pikave Wi-Fi Hot Spots vlerësohet të jetë rreth 1400, ndërsa numri i internet kafeve rreth 1000.