E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bozdo:Masa për mbështetjen e ndërmarjet e vogla

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme duhet të mbështeten me kredi pasi janë shumë të rëndësishme për ekonominë e vendit dhe kjo sidomos në kohë krize. Volker Genetsky përfaqësues i komisionit Europian në një akivitet për vlerësimin e performancës së SME-ve deklaroi se ato janë një mundësi shumë e madhe për të punësuar sa më shumë persona.
 

“Ndërmarrjet e vogla dhe Mesme janë një shumë të rëndësishme pasi punësojnë një numër të konsiderueshëm personash. Rëndësia e SME-ve rritet sidomos në këto momente kur kriza ekonomike ka përfshirë një sërë vendesh në Europë. Pikërisht për këtë është e rëndësishme edhe mbështetja me kredi prej bankave.Gjithashtu një mundësi më tepër për ndërrmarrjet do të ishte edhe koha kur duhet të deklarojnë falimentimin.Unë mendoj se do të ishte e nevojshme që tu jepej 3 vjet kohë” ka theksuar Genetsky.
 

Ndërkohë që Zv.ministri i ekonomisë tregtisë dhe energjitikës Eno Bozdo deklaroi se qeveria ka marrë disa nisma në lidhje me mbështetjen e SME-ve.
 

Shqipëria si një vend i angazhuar në proceset integruese Europiane është në fazën e zbatimit të një sërë reformash dhe ndryshimesh legjislative.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›