Zhvillohet dita e dytë e panairit të armëve “ALMEX”

Mund të duket e çuditshme që në kohë paqe të organizohet një panair i veçantë për armë lufte. Por për sekretarin kroat të mbrojtjes Mate Raboteg i cili po ndjek panairin “ALMEX” u shpreh se për vende të NATO-s siç është Shqipëria armët janë të rëndësishme për situatat që mund të krijohen në vende të ndryshme.
Në ditën e dytë në panairin ndërkombëtar “ALMEX” kanë marrë pjesë një sërë kompanish të huaja të cilat paraqesin prodhimet e tyre më të fundit të armatimeve dhe gjithashtu panairi u vizitua nga një numr i konsiderueshëm personash të cilët janë të apasionuar pas armëve.