E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, Werner: Klasa politike, ti përgjigjet popullit

Drejtori për Europën i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hollandes, Jaap Werner po qëndron në një vizitë dy ditore në Shqipëri, ndërsa është pritur në takim nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Pasi ka vlerësuar hapat inkurajues që Shqipëria ka bërë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian, Werner u shpreh se; Mentalitetit dhe dëshirës së shqiptarëve për të qenë pjesë e BE, duhet ti përgjigjet me të njëjtin vullnet dhe klasa politike në vend.

Ai i tha kryetares së parlamentit se, prioritet është forcimi i shtetit ligjor, duke shtuar se, Parlamenti ka një rol kyç në ecurinë e reformave.

Nga ana e saj, kryetarja Jozefina Topalli u shpreh se Reformat e zhvillimit ekonomik dhe Integrimi evropian janë dy shtyllat e axhendës së Parlamentit. Ajo theksoi se plotësimi i 12 rekomandimeve të BE është program pune i përditshëm për të gjitha institucionet shqiptare.

Më tej Kryetarja e Kuvendit shpjegoi se marrjen e Statusit e ka penguar bojkoti i opozitës për mëse dy vjet në Parlament dhe pas këtij qëndrimi, vota bllokuese ndaj ligjeve me tri të pestat.

Takimet zyrtare të Werner do të vijojnë me Zv. Ministren e Puneve te Jashtme, Edit Harxhi si dhe me te tjere zyrtare te larte te Ministrise se Puneve te Jashtme Shqiptare. Nje kohe e veçantë është rezervuar për takime me një serë deputetësh dhe përfaqësues të klasës politike Shqiptare.

Ditën e nesërme, Ëerner do te takohet gjithashtu me Prokuroren e Pergjithshme Ina Rama për të diskutar në lidhje me rendin dhe ligjin, zbatueshmërinë e ligjit dhe reformën në sektorin e drejtësisë.

Gjate vizites, delegacioni do te takohet gjithashtu me analistë politikë dhe përfaqesues të shoqërisë civile për të shkëmbyer ide mbi demokratizimin, të drejtat e njeriut, rolin e Shqipërisë në rajon si dhe perspektiven e integrimit Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›