Bode: Niveli i borxhit, nuk paraqet rrezik. Do rrisim moshën e pensioneve

Ministri i Financave, Ridvan Bode / Foto arkiv
Ministri i Financave, Ritvan Bode, ka reaguar dy ditë pas paralajmërimit të Bankës Botërore për nivelin e lartë të borxhit publik të Shqipërisë.
Sipas Bodes, borxhi publik i Shqipërisë nuk paraqet rrezik për ekonominë, pasi pjesa më e madhe e tij është është borxh i brendshëm dhe nuk ka të bëjë me përhapjen e krizës së borxheve në Europë.
Nga ana tjetër Bode është shprehur se shikon si të domosdoshme ndryshimin e skemës së pensioneve duke paralajmëruar në këtë mënyrë rritjen e moshës për daljen në pension. Një kërkesë të tillë ministrin e ka mbështetur në rritjen e jetëgjatësisë, çka ka sjellë edhe rritjen e shpenzimeve në buxhet.
Dy ditë më parë, një raport i Bankës Botërore e cilësonte borxhin e Shqipërisë si më të lartin krahasur me vendet e rajonit si Maqedonia, Kroacia dhe Serbia.
Kryeekonomisti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë, Intermit Gill, u shpreh në një intervistë se Shqipëria duhet të ulë borxhin publik në 40 për qind të Prodhimit Kombëtar.
Une mendoj se në rastin e Shqipërisë gjëja që duhet parë është borxhi publik. Borxhi i Shqipërisë është i lartë, për vende me të ardhura të mesme. Në nivelin 60 për qind, ai konsiderohet 20 pikë përqindje ndaj GDP më i madh. Kjo do të thotë se ka nje kosto për ta financuar këtë borxh dhe kjo zakonisht merr fonde nga sektorë të tjerë si shëndetësia apo arsimi, tha Gill. / G.N.