Itali, drogë e armë nga Shqipëria, 44 të arrestuar

Foto Arkiv
44 persona, mes të cilëve edhe disa shtetas shqiptarë, janë vënë në pranga nga një operacion i policisë italiane, pas sigurimit të provave të mjaftueshme për përfshirjen e tyre në trafik armësh dhe droge.
Sipas hetimeve, të cilat çuan në lëshimin e urdhër-arresteve nga Gjykata e Leçes, ky grup trafikonte armë dhe drogë nga Shqipëria dretj Italisë, kryesisht në zonat e Pulias, Bazilikatës dhe Kalabrisë.
Policia nuk ka bërë të ditur identitetet e asnjë prej të arrestuarve, por theksoi se mes tyre 10 janë femra. Pjesëtarëve të grupit në fjalë u janë sekuestruar rreth 1 milion euro dhe u janë bllokuar llogaritë bankare.
Prokurorët bënë të ditur se grupi kriminal kryesohej nga Cosimo dhe Maria Skalpi. / G.N.